Kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Islandë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski më 16 dhe 17 maj të vitit 2023 do të merr pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropë në Rejkjavik, Islandë.

Kryeministri Kovaçevski do të merr pjesë në Samitin ku do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Në kuadër të Samitit, më 16 maj, Kryetari i Qeverisë Kovaçevski do të merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët ku do të diskutohen modelet për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë në një kohë me rreziqet e mëdha pas së njëjtës, ndërsa në të cilën do të merr pjesë edhe Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe kryeministrat e Gjeorgjisë, Norvegjisë, Italisë, si dhe presidentët dhe ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve evropiane.

Më 17 maj, Kryeministri Kovaçevski do të mbajë prezantimin e tij në Debatin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili këtë herë ka temë "Të bashkuar për Evropën",ku janë paraparë fjalime hyrëse të Kryeministres të IslandësJakobsdotir, Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Pejçinoviq-Buriq, si dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Koks.

Gjatë qëndrimit të tij në Rejkjavik të Islandës, Kryeministri planifikohet të zhvillojë takime dhe bisedime me më shumë liderë evropianë.

Në përbërje të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski është edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane.