Kovaçevski në takim me DBM-në: Diaspora kontribuon në mënyrë aktive për zhvillimin dhe promovimin e atdheut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së punës në SHBA, u takua me anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Diasporës së Bashkuar Maqedonase (DBM).

Në takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, u ndanë qëndrime për kontributin e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë, si dhe në kulturë, art dhe arsim.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi DBM-në për rolin e tyre në themelimin e Grupit të Miqësisë në Kongres, ndërsa së bashku me bashkëbiseduesit ndanë mendime dhe angazhime për një nxitje edhe më të madhe për diasporën, veçanërisht brezat e rinj, që të vazhdojnë t'i mbajnë lidhjet me atdheun e tyre dhe të marrin një pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vendit dhe promovimin e tij në botë.