Kovaçevski në KB: Nga të qenit përfituese e ndihmës ndërkombëtare për paqe, sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, me bisedime të nisura me BE-në

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dha deklaratë në KB, pas pjesëmarrjes në debatin e hapur në nivelin e lartë të Këshillit të Sigurisë.
Në vazhdim ua përcjellim deklaratën në tërësi:

“Më vjen mirë që sot pata nderin të jem Kryeministri i parë maqedonas që do të flas para Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast, dëshiroj të përgëzoj Zvicrën për kryesimin e saj të parë të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe gjithashtu të uroj të gjithë qytetarët tanë me rastin e 30 vjetorit të anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Si shtet, në të gjitha këto dekada të kaluara, ne kemi një marrëdhënie dhe kontribut të vazhdueshëm pozitiv dhe aktiv në punën e KB-së, sepse jemi një vend evropian dhe i orientuar drejt reformave dhe që gjithmonë ka punuar dhe po punon për afirmimin të një politike paqësore dhe një anëtare aktive të KB-së në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Që nga pavarësia e saj, parimet nga të cilat vendi ynë është udhëhequr dhe nga të cilat akoma udhëhiqet, është zgjidhja e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët në mënyrë paqësore dhe demokratike, përmes dialogut, me synimin për përparim, një të ardhme më të mirë dhe standard më i mirë jetese për qytetarët.

Të gjithë e kujtojmë se në lagjen tonë më të afërt gjatë pavarësisë së shtetit kemi pasur agjendën tonë kombëtare për paqen që nënkuptonte domosdoshmërisht konsensus të brendshëm, përfshirjen e të gjithëve në shoqëri dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik, i cili falë vizionit, lidershipit të Presidentit të parë të vendit tonë, z. Gligorov, i cili sot ka ditëlindjen e 106-të, kemi një vend që sot nga përfituesi i misionit të parë të misionit paqeruajtës të KB-së, në një vend anëtar i NATO-s, që ka nisur bisedimet me BE-në.

Kjo falë vendimeve strategjike, të mëdha që vendi ynë ka marrë në të kaluarën, falë të cilave kemi ndërtuar një vend që është shembull i stabilitetit në Ballkan. Nga vendi që 30 vjet më parë ishte përfitues i ndihmës ndërkombëtare për paqen, sot jemi një vend në të cilin vendet e tjera negociojnë për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre.

Ne jemi një vend në të cilin janë depozituar marrëveshjet nga Procesi i Berlinit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një vend që kryeson OSBE-në në vitin më të vështirë për kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk ka konfirmim më të madh për proceset demokratike dhe progresin që kemi bërë në 30 vitet e fundit. Konfirmime për këtë vijnë edhe nga një sërë organizatash të njohura ndërkombëtare, siç është konfirmimi i sotëm i promovimit të demokracisë në media.

Tashmë jemi një vend që është ndër 40 vendet më të mira në botë për lirinë e medias dhe kjo falë kapaciteteve demokratike që ka Qeveria dhe shumica parlamentare në vendin tonë dhe të cilët e shpien vendin përpara.

Dua të përsëris në emër të Maqedonisë së Veriut se të gjitha vendet anëtare të KB-së duhet të udhëhiqen mbi të gjitha nga parimet e Statutit së KB-së, zgjidhja paqësore e konflikteve, si dhe solidariteti, nga nevoja për angazhim aktiv dhe të përhershëm për të reduktuar vuajtjet, kudo ku është e nevojshme. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e KB-së, shpreh shqetësimin ekstrem për krizën që po i afrohet KB-së, e shkaktuar nga agresioni brutal ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, i cili ka shkelur rendin juridik ndërkombëtar, paqen dhe stabilitetin botëror.

Është përgjegjësia jonë e përbashkët, e të gjitha shteteve anëtare të KB-së, për të mbështetur Statutin eOKB-së, dhe për këtë arsye angazhimi ynë duhet të jetë rivendosja e paqes sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbrojtja e rendit ndërkombëtar.

Statuti i KB-së është një garanci e padiskutueshme e pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të shteteve anëtare dhe ne nuk duhet të devijojmë nga ato parime, sepse përgjegjësia është e barabartë për të gjithë ne.

Dëshiroj të falënderoj kryesimin zvicerane të Këshillit të Sigurisë, e cila dërgoi sot një ftesë në emër të Qeverisë dhe qytetarëve tanë për t'iu drejtuar Këshillit të Sigurimit në KB.

Dua të falënderoj anëtarët e delegacionit tonë dhe dua të theksoj se pjesë e delegacionit tonë sot është edhe ministri i parë i Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesi i parë i përhershëm i vendit tonë në KB, profesor Denko Maleski. Është vërtet bukur kur shikon nga prizmi i dikujt që ishte bashkëkohës i krijimit të shtetit bashkëkohor të pavarur maqedonas, i pari nga fillimet e tij deri më sot.

Unë kam edhe dimensionin tim personal në këtë ditë, sepse në vitin 1992, si student në SHBA, pata rastin të jem ndër të parët që pashë flamurin e MK-së të shpalosur para ndërtesës së KB-së dhe sot kam mundësinë për të qenë Kryeministri i parë i Qeverisë maqedonase i cili foli në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Ky nder nuk i takon një personi, por u takon të gjitha gjeneratave të politikanëve, të gjith gjeneratave të diplomatëve, të gjithë akademikëve, punëtorëve, qytetarëve tanë që arritën të ndërtojnë një shtet të bazuar në parimet demokratike që kultivon marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjët dhe ku ekzistojnë marrëdhënie ndëretnike, civile të rregulluara në nivelin më të lartë, shembull për të gjitha vendet në Evropë”.