Kryeministri Kovaçevski do të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Sot, më 3 maj 2023 (e mërkurë), Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, me ftesë të kryesuesit, Zvicër, nga ora 10:00 deri në 13:00  (Eastern Daylight Time - EDT). Kryeministri Kovaçevski është Kryeministri i parë maqedonas që i drejtohet Këshillit të Sigurisë së KB-së.

Linqe për ndjekjen e drejtpërdrejtë, prej në orën 16:00 deri në orën 19:00.

Video nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në Këshillin e Sigurës së Kombeve të Bashkuara në gjuhën maqedonase
Video nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në Këshillin e Sigurës së Kombeve të Bashkuara në gjuhën angleze
Video nga fjalimi i Kryeministrit Kovaçevski në Këshillin e Sigurës së Kombeve të Bashkuara në gjuhën shqipe

Këshilli i Sigurisë së KB-së ka 15 anëtarë, nga të cilët pesë janë të përhershëm me të drejtë vetoje - Franca, Britania e Madhe, SHBA-të, Kina dhe Rusia, ndërsa dhjetë zgjidhen për një periudhë dyvjeçare, por në mënyrë që pesë anëtarë të ndërohen çdo vit.

Këshilli i Sigurisë i KB-së është një organ i Kombeve të Bashkuara që ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërmjet kombeve. Megjithëse organet e tjera të KB-së mund t'u bëjnë rekomandime vetëm qeverive të shteteve anëtare, Këshilli i Sigurisë ka fuqi të merr vendime që shtetet anëtare duhet t'i zbatojnë.