Kovaçevski me urim për qytetarët për 1 Majin: E respektojmë dhe e vlerësojmë punën e secilit punonjës, Qeveria është aleat i punonjësve

Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Димитар Ковачевски упати честитка до сите граѓани по повод 1 Мај- Меѓународниот ден на трудот.

„Во мое име и во име на Владата на Република Северна Македонија, ви го честитам Меѓународниот ден на трудот-1 Мај. 

Изразувам огромна почит кон сите кои со својот труд обезбедуваат стимул и развој на нашата држава. 

Edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike që e kujtojmë në dekadat e kaluara”, thotë Kryeministri Kovaçevski, në video urimin për Ditën e Punëtorëve.

Kryeministri Kovaçevski kujtoi të arriturat e Qeverisë në drejtim të të drejtave të punonjësve.

"Zgjidhjet sistematike që i arritëm përmes dialogut social, dhanë rezultat dhe përforcuan partneritetin edhe me sindikatat edhe me palët e përfshira.

Pikërisht për këtë arsye, sot, paga minimale është mbi 20.000 denarë, që është rritje për 100% në krahasim me vitin 2016. Para kohe realizuam premtimin për pagë mesatare mbi 500 euro dhe i rritëm pagat në arsim, shëndetësi dhe në siguri.

Ne kemi vendosur një themel të shëndoshë dhe për këtë arsye paga minimale dhe mesatare do të vazhdojë të rritet. Ne respektojmë dhe vlerësojmë punën e çdo punëtori dhe prandaj sot nuk jemi më një destinacion me fuqi punëtore të lirë.

Sot investitorët njohin stabilitetin dhe mundësinë e rritjes dhe zhvillimit të vendit, i cili është vend anëtar i NATO-s, vend me fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe investojnë dhe hapin vende të reja pune të mirëpaguara”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Duke u fokusuar në vitin e kaluar, Kryeministri theksoi se viti 2022 është rrumbullakuar me investime të reja prej mbi 430 milionë euro investime të reja dhe 2.300 vende të reja pune. Vetëm në zonat teknologjike-industriale kemi mbi 16.500 të punësuar, ndërsa ato janë mbi 10,000 punonjës nga viti 2017 deri më tani. 

Kjo tempo vazhdon. Me realizimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d mundësojmë 8000 vende të reja pune, investime të reja prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale të BPV-së prej 2% në vit në 5 vitet e ardhshme”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Të gjitha masat dhe zgjidhjet sistematike që i sjell Qeveria, theksoi Kryeministri, janë të fokusuara për standard më të mirë jetësor të qytetarëve.

"Këtë dimër, përsëri nuk lam pas askënd. Treguam përgjegjësi dhe sollëm disa pako antikrizë në vlerë prej mbi 760 milionë euro, me të cilat e mbrojtëm standardin jetësor, por edhe vendet e punës.Kjo është kohë e solidaritetit, por edhe kohë e krizës për t'u parë si mundësi. 

E dimë se mundet gjithmonë më mirë dhe më shumë dhe për këtë luftojmë. Me punë të përkushtuar do të vazhdojë edhe më tej", tha Kryeministri i cili theksoi:

"Për Ju dyert në Qeveri janë gjithmonë të hapura. Së bashku, do t'i zgjidhim të gjitha sfidat, ndërsa mua dhe Qeverinë ju gjithmonë do ta keni aleat".