Kovaçevski: Sistem stabil dhe i sigurt i transmetimit elektro energjetik pa humbje teknike, me largpërçuesin e ri në Ovçe Pole

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i përgjithshëm i ShA MEPSO Orhan Murtezani sot në Ovçe Pole morën pjesë në fillimin e ndërtimit të linjës TS Veles-TS Ovçe Pole. Me këtë largpërçues forcohet cilësia e përçimit, stabiliteti dhe zvogëlohen humbjet e energjisë elektrike të tensionit të lartë, që paraqet interes të madh publik në kushte të krizës globale energjetike.

Në vazhdim përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Kovaçevski:

“Investimi i vazhdueshëm dhe optimizimi i kapaciteteve dhe burimeve për përçimin e energjisë elektrike nënkuptojnë arritjen e një prej interesave më të rëndësishme publike në kushte të krizës  energjetike dhe kjo është sistemi i besueshëm dhe stabil elektro energjetik.

Pikërisht sot, këtu afër Mamutçevës, marrim pjesë në fillimin e ndërtimit të një investimi kaq të rëndësishëm siç është ky largpërçues 110 kV nga trafo-stacioni në Veles deri në trafo-stacionin  Ovçe Pole në vlerë prej 2.3 milionë euro. Me këtë largpërçues sigurojmë uljen e humbjeve teknike, sigurinë në furnizim me energji elektrike dhe mundësi për lidhjen e kapaciteteve prodhuese nga burimet e ripërtërishme të energjisë, në të cilat investohet në mënyrë të përshpejtuar në periudhën e kaluar.

Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm në disa aspekte dhe unë do të theksoj pse kjo është kështu.

Së pari, sepse ndërtohet një largpërçues në rrugën ekzistuese të një largpërçuesi që është ndërtuar në vitin 1960. Pas gjashtë dekadash po investojmë në një ndërmarrje serioze në rrjetin maqedonas të transmisionit. Rindërtimi i largpërçuesve të vjetruara 110 kV, veçanërisht të atyre që kanë rëndësi të madhe sistemore dhe të cilave u janë dëmtuar parametrat e funksionimit, siç është ky largpërçues, është fokusi kryesor i Qeverisë dhe MEPSO-së.

Puna e dytë me rëndësi është që projekte si ky kontribuojnë në uljen e humbjeve teknike, sigurojnë besueshmërinë e rrjetit, besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, integrimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe stabilitetin e të gjithë sistemit elektroenergjetik në vend.

Po ashtu dhe po aq e rëndësishme është që ne si vend jemi të fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme e cila është intensifikuar në periudhën e fundit me krizën energjetike dhe për transmetimin e asaj energjie duhet një sistem stabil dhe kwtw e sigurojmw  me këtë linjë transmetimi.  Pikërisht në rajonin Veles-Ovçepole ndodhen investimet më të mëdha në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, të cilat janë duke u realizuar ose ende nuk do të realizohen. Në këtë pjesë të vendit, në tokën shtetërore në fshatin Amzabegovë, gjendet termocentrali fotovoltaik 25 MW, termocentrali me erë në Bogosllovec me fuqi të instaluar prej 36 MW është duke u ndërtuar në shtrirjen Ovçe Pole - Shtip. ndërtimi i një termocentrali fotovoltaik në afërsi të fshatit Erdxhelia dhe po paralajmërohet investimi i kompanisë franceze Akio Enerxh në një impiant fotovoltaik 400 megavat, më i madhi në Evropë. Me ndërtimin e këtyre projekteve, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë shembull në Evropë dhe në rajon për një tranzicion të gjelbër.

 

Investime të tilla dëshmojnë përkushtimin për të realizuar projektet e premtuara edhe në kushtet e krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike, sepse një rrjet i ri dhe i modernizuar i transmetimit të energjisë elektrike nënkupton kushte më të mira për të bërë biznes, nënkupton rritje të numrit të investitorëve që dinë të përdorin potencialin e ky rajon nga shteti nënkupton sigurimin e një jete dhe standardi më të mirë të qytetarëve.

Ndërtimi i kësaj linje transmetimi është pjesë e projektit për rivitalizimin e pesë linjave të transmetimit 110 kV, dy prej të cilave tashmë kanë përfunduar dhe janë vënë në përdorim dhe dy të tjerat janë në faza të caktuara të zbatimit. Investimi total është 15.7 milionë euro, pjesë e linjës kreditore të BERZH-it, ndërsa pjesa tjetër është pjesëmarrja e vetë SHA  MEPSO.

Investimet e tilla kapitale janë të një rëndësie vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe sigurojnë transmetim të rregullt të energjisë elektrike nga objektet e prodhimit vendor ose nga importi për të gjithë klientët e MEPSO Sh.A.

Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e Sh.A. MEPSO për këtë sipërmarrje të madhe investuese dhe po ashtu t'u uroj shumë sukses në përfundimin e projektit, si MEPSO-s ashtu edhe të gjithë punonjësve të kompanive që janë kontraktorë apo mbikëqyrës të këtij projekti të madh." tha kryeministri Kovaçevski.