SHA EMV plotëson plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, nuk importon energji elektrike

SHA EMV me 26.10.2022  ka prodhuar 11,569 MWh energji elektrike.

Në termocentralet janë prodhuar 8,449 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3,120 MWh.

Prodhimi i energjisë elektrike në SHA EMV për nevojat e tregut të rregulluar (familjet dhe konsumatorët e vegjël) zhvillohet pa probleme në dy blloqet e REK Manastir dhe në Filialin e Energjisë.

Në REK Manastir prodhimi është intensifikuar për shkak të ndërprerjes së REK Oslomej, ku po riparohet një tub i prishur në kazan, që është defekti më i shpeshtë në termocentralet. REK Oslomej duhet të rikthehet sërish në rrjet  nga e shtuna, 29 tetor.

SHA EMV me datë 26.10.2022 plotësoi nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta, vendore.