Kryeministri Kovaçevski do ta presë në takim Kryetaren e Komisionit Evropian Fon der Lejen

Më 26 tetor të vitit 2022 (e mërkurë), me fillim në orën 18:15, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski,  bashkë me delegacionin qeveritar, do të presë në takim Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lejen.

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Kovaçevski është në përbërje: zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministir i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në vazhdim ua dërgojmë detajet nga agjenda për informimin tuaj:
 
17:40-18:10 – arritja e fotoreporterëve dhe kameramanëve në Media Qendrën e Qeverisë. Fotoreporterët dhe kamaremanët e interesuar mund ta ndjekin pritjen zyrtare të Kryetares së Komisionit Evropian, Fon der Lejen drejtpërdrejt.

Përfaqësuesit e mediave që duan të ndjekin pritjen zyrtare online, mund ta bëjnë nëpërmjet këtij linku: Pritja zyrtare e Kryetares së Komisionit Evropian

Arritja e Kryetares së Komisionit Evropian, Fon der Lejen para Qeverisë – pritje zyrtare me nderimet më të larta.

Pas përfundimit të pritjes zyrtare, fotoreporterët dhe kameramanët kthehen në Media Qendrën, ndërsa delegacionet vazhdojnë takimet dypalëshe tet-a-tet.

18:46-18:52 – Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evorpian për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fotoreporterët dhe kameramanët e interesuar mund të ndjekin nënshkrimin e Marrëveshjes në Sallën Solemne të Qeverisë.

19:00-19:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Kovaçevski dhe Kryetares Fon der Lejen dhe pyetje gazetareske (formati 2+2).

 Përfaqësuesit e mediave të cilët duan të ndjekin konferencën për shtyp online, mund ta bëjnë këtë përmes këtyre linqeve:

Konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase

Konferenca për shtyp në gjuhën angleze

Konferenca për shtyp në gjuhën shqipe