Qeveria nuk ka borxh ndaj NTP-së

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut hedh poshtë akuzat për çfarëdo borxhi ndaj NTP-Shkup, siç akuzon stafi udhëheqës i kësaj ndërmarrje publike dhe paralajmëron se do të protestojë. Njëkohësisht, kjo gjendje në të cilën ndodhet NTP është tregues se komunat në mënyrë të papërgjegjshme menaxhojnë me mjetet  dedikuar  transportit të nxënësve dhe nuk i shlyejnë në kohë të  duhur obligimet.

U bëjmë thirrje pushteteve lokale që shfrytëzojnë shërbimet e NTP - Shkup më mirë  të menaxhojnë buxhetet e tyre dhe rregullisht t'i shlyejnë borxhet ndaj ndërmarrjes publike, që të mos vihet në pikëpyetje funksionimi normal i saj në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike.

Në përputhje me dokumentacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kjo ministri i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve me të cilat ka rregulluar kompetencat ligjore, ose me të cilat ka lidhur marrëveshje mbi baza të ndryshme që inicojnë detyrime financiare, gjë që nuk është rasti me NTP - Shkup.

Sa i përket kartelave studentore për zbritje, Ligji për arsimin e lartë (neni 27 paragrafi 6) përcakton që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të sjell vendim për lehtësira të veçanta për studentët, siç janë kartela studentore, transporti falas urban dhe të tjera, me të cilin  mjetet sigurohen nga buxheti i shtetit. Megjithatë, në vitin kalendarik nuk është sjell një vendim i tillë, nga shkaku se në semestrin dimëror të vitit akademik 2021-2022, studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike në njësitë  në përbërje të Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Qëllimi ynë si Qeveri është përmirësimi dhe zgjerimi i vazhdueshëm i mundësive për mbështetjen e studentëve. Kjo shumë herë deri më tani është vërtetuar me vendosjen e kategorive të reja të bursave, përmes rritjes së shumave të bursave, përmes vendosjes së një vakti studentor të subvencionuar, dhënies së vauçerëve për mbështetje gjatë studimit e etj.

Me normalizimin e mësimdhënies me prezencë fizike, sigurisht që në Buxhetin e shtetit për vitin 2023 do të parashikohen mjete për transport të studentëve dhe përderisa mësimi vijon me prezencë fizike, pas miratimit të vendimit të Qeverisë, të njëjtat do t'i transferohen NTP-së. Ndërkohë, bashkë me NTP-në do t’i shqyrtojmë mundësitë për mbështetje në pjesën e transportit të studentëve për dy muajt aktual dhe dy muajt e mbetur të vitit, nëse mësimi në të njëjtit vazhdon me prezencë fizike.