EEM  rriti prodhimin, siguroi energji elektrike për një pjesë të ekonomisë vendase

SHA EEM  më 17.10.2022 ka  prodhuar 12.660 MWh energji elektrike.

Në termocentralet  REK Manastir, REK Oslomej dhe TEC  Negotinë janë prodhuar 12.253 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në Turbinën e erës në Bogdanci janë prodhuar 407 MWh.

SHA EEM-ja më datë 17.10.2022 plotësoi nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël edhe atë  nga kapacitetet e veta, vendase.

Sipas marrëveshjes që ka lidhur  EEM shitje më 12.10.2022 për shitjen e 1200 MWh tepricë të energjisë elektrike për periudhën 13 – 18 tetor 2022 me Makstil-Duferko MK, sot në mëngjes janë shitur 200 MWh e fundit. Bëhet fjalë është për energjinë elektrike të prodhuar në periudhë prej orës 02:00 deri në orën 06:00 për të cilën Makstil-Duferko MK në konkurrencë me dy kompani të tjera (ETMT dhe DANSKE) ofroi një çmim prej 135.7 euro për megavat orë.

* Të dhënat janë marrë nga Raporti Dispeçer i Sh.A. EEM për datën 17.10.2022.