Kovaçevski: Sipas shembullit të Koneskit, kujdesemi për gjuhën maqedonase, përmes veprave!

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen “Ditët e hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase”, këtë vit kushtuar përvjetorëve: 70 vjet nga gramatika e Horas Llant dhe Bllazhe Koneskit dhe 100 vjet  nga lindja e Todor Dimitrovskit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e Bllazhe Koneskit, si një nga kodifikuesit e gjuhës letrare bashkëkohore maqedonase, personalitet i rëndësishëm për letërsinë maqedonase, filolog, përkthyes, profesor, kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, një mendje frymëzuese për kohën e tij, i cili dijeninë e vë në shërbim të gjeneratave të ardhshme.

"Trashëgimia e Koneskit është themeli i gjuhës maqedonase, ndërsa me atë edhe themeli i identitetit maqedonas dhe i kulturës kombëtare maqedonase - por edhe me rëndësi të përjetshme, për shkak të pozicionimit të Koneskit drejt së ardhmes, si ithtar i të kuptuarit se gjuha është materie e gjallë. Prandaj  Koneski është udhërrëfyesi edhe sot . Dhe prandaj mjafton që ta lexojmë rishtas Koneskin, të jemi të qetë dhe të sigurt se jemi në rrugën e duhur”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se përcaktuesi për të punuar në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe të ardhmes është amanet i Koneskit dhe kjo është rruga jonë, tani dhe gjithmonë.

“Gjuha është atdheu ynë” është mesazhi i tij i famshëm. Por Koneski theksoi se: “Nga ne varet a do të rrezikohet apo jo mjedisi gjuhësor” dhe kjo nuk është më pak e rëndësishme. Përkundrazi, është motiv dhe detyrim për secilin  që konsiderohet apo shihet si vazhdues i punës së tij. Sot gjuha maqedonase është zyrtare, pas Kombeve të Bashkuara – dhe në Bashkimin Evropian. Vetëm disa ditë më parë Këshilli i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për menaxhim të kufijve ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në gjuhën e pastër maqedonase. Nuk ka çfarëdolloj shtesash, çfarëdolloj yjesh - në gjuhën e pastër maqedonase! Nuk ka as formulime individuale të kujdesshme të tipit “gjuha e Bllaze Koneskit, Mateja Matevskit” e të ngjashme.

Sot, qartë dhe me zë, në deklaratat zyrtare, të të gjithë liderëve evropianë,  përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, saktësisht  përdoret termi "gjuhë maqedonase", e cila është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë,  bashkë me të gjitha gjuhët e tjera evropiane, në Bashkimin Evropian. Përderisa  gjuha është atdheu ynë dhe gjuha maqedonase njihet në baza të barabarta mes gjuhëve evropiane, për të cilën si dëshmi e parë  është marrëveshja FRONTEX dhe i tërë legjislacioni evropian që përgatitet të përkthehet në gjuhën maqedonase - pastaj pas anëtarësimit në NATO, me të cilin i siguruam kufijtë territorialë të atdheut tonë, kjo është njohja konkrete e gjuhës maqedonase që prisnim - dhe siguruam, me fillimin e negociatave me BE-në.

Me vendimet shtetërore që tanimë i marrim  për 5 vite, kemi konfirmuar dhe siguruar njohjen evropiane dhe botërore të gjuhës maqedonase dhe të identitetit maqedonas! Dhe jam i bindur se sot Koneski do të ndihej po aq krenar për arritjen e mbrojtjes së mjedisit tonë gjuhësor - të atdheut, siç do të thoshte ai", vlerësoi Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, tha se Gramatika e gjuhës letrare maqedonase nga Bllazhe Koneski është vepër kapitale me vlerë të qëndrueshme.

“Me të janë hedhur themelet e gjuhës standarde maqedonase dhe është përforcuar përdorimi i saj i mëtejshëm”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se vlerat e qëndrueshme përjetësohen duke i kujtuar ato. Dhe se, siç bëri Koneski në veprat e tij, duke qëndruar në themelet e shenjtorëve Klimenti dhe Naumi, vazhdimësi e veprës së shenjtorëve Kirili dhe Metodi - ne e bëjmë sot duke festuar 70 vjetorin e Gramatikës së Bllazhe Koneskit dhe 100 vjetorin nga lindja. të gjuhëtarit maqedonas, përkthyesit, njërit nga autorët e Drejtshkrimit të Gjuhës Maqedonase, Todor Dimitrovski, në themelin e të cilit qëndrojmë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një përvjetori tjetër të rëndësishëm, i cili është një konfirmim se gjuha maqedonase, e me këtë edhe identiteti maqedonas, janë të rrënjosura thellë në historinë dhe shkencën maqedonase, por edhe gjuhësore dhe letrare botërore.

“Është 70-vjetori i gramatikës së parë të gjuhës maqedonase - në gjuhën angleze, të cilën e ka shkruar sllavisti dhe maqedonisti amerikan, Horas Lant, në fillim të viteve 50 të shekullit të kaluar, e cila pasqyron fazën më të hershme të stabilizimit të gjuhës letrare maqedonase është dokument i rëndësishëm për historinë e gjuhës sonë letrare dhe ka një kontribut të rëndësishëm në afirmimin e gjuhës maqedonase në qarqet shkencore dhe studentore në SHBA dhe Evropë”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

“Prandaj, përderisa ndjekim rrugën e Bllazhe Koneskit, nuk kemi pse të frikësohemi. Përkundrazi, siç ka shkruar Vllada Urosheviq, një nga studentët e tij: “Të fjeturit flenë, ëndërrimtarët ëndërrojnë”. "Çdo ëndërrimtar është gjithashtu një fluturues." “Fluturimi i Koneskit qëndron në faktin se ai ishte para kohës së tij kur theksoi nevojën për një mjedis të pjekur që do të vlerësojë, lexojë dhe të vazhdojë të ndërtojë letërsinë e tij, në gjuhën e vet, sepse ai padyshim vlerësoi se përparimi është në të vërtetë vetë- afirmim”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se botimet në gjuhën maqedonase të promovuara nga Instituti i Gjuhës Maqedonase me këtë manifestim tregojnë se publiku bashkëkohor kulturor është i gatshëm t'i përgjigjet thirrjes së Koneskit për vazhdimësi dhe përparim. Ai tha se Qeveria ka përkrahur digjitalizimin e të gjitha dosjeve të kartelave, me pesë milionë njësi, në Institutin e Gjuhës Maqedonase. Ndërsa, pas 24 vitesh, në Institut janë punësuar 17 të rinj, nga të cilët 13 janë shkencëtarë, magjistër dhe doktorë shkencash.

“Ky është një shqetësim i vërtetë për gjuhën maqedonase përmes veprave”, theksoi Kryeministri Kovaçevski i cili të sapopunësuarve u uroi punë të suksesshme kërkimore-shkencore në gjurmët e Koneskit, Dimitrovskit, Stamatoskit, Korubinit.

“Gjuha maqedonase në të cilën është përkthyer dramaturgu kryesor anglez, Shekspiri; një nga shkrimtarët kryesorë në gjuhën gjermane të shekullit të 20-të, Kafka; një nga shkrimtarët botërorë, Dostojevski; një nga figurat kryesore të realizmit letrar në shekullin e 19-të, shkrimtari amerikano-britanik Xhejms, një nga poetët më me ndikim të shekullit të 19-të, poeti francez Sharl Bodler; një nga autorët më me ndikim të shekullit të 20-të, shkrimtari amerikan Heminguej dhe një sërë autorësh të tjerë të letërsisë botërore - jeton përmes përkthimeve. Gjuha maqedonase sigurisht që jeton përmes veprave letrare ekzistuese maqedonase. Dhe do të jetojë përmes veprave të reja të shkrimtarëve bashkëkohorë maqedonas dhe të gjeneratave të ardhshme të autorëve maqedonas”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se gjuha jeton dhe do të jetojë përmes përdorimit të saj aktiv.

“Është obligim ynë dhe dëshirojmë që gjuha maqedonase, përveç veprave, të ruhet dhe zhvillohet, por edhe të përdoret në mënyrë aktive, krenare dhe korrekte nga qytetarët në Shkup dhe Ohër e Strumicë dhe në mbarë vendin. Që gjuha maqedonase të jetojë në mënyrë aktive, duhet të ketë njerëz që e flasin atë - sot dhe në të ardhmen. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse shteti u ofron të rinjve një të ardhme që ata të qëndrojnë këtu dhe të flasin gjuhën, ta pasurojnë atë dhe t'ua përcjellin dashurinë për të fëmijëve dhe nipërve. Ajo që kam për qëllim me këtë që e them tani është që nëse fëmijët tanë ikin, nuk do të mbetet askush që do të flasë gjuhën e të parëve tanë. Por kjo varet vetëm nga ne. Detyrimi ynë si Qeveri, në këtë kontekst, është të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ofruar kushte dhe për t'i mbajtur të rinjtë në vend - fabrika të reja, punë më të paguara, infrastrukturë më të mirë, shkolla dhe spitale më të mira. Të sigurohemi që në të ardhmen tonë të mos ketë vend për nacionalizëm të rremë, apo krenari të rreme, por kompetencë, punë, zell, përgjegjësi. Le të ketë dashuri për gjuhën që kanë folur të parët tanë dhe që ne e flasim dhe e zhvillojmë sot”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski po ashtu tha se Qeveria është e vendosur të mbështesë të gjitha projektet dhe iniciativat në drejtim të kultivimit dhe promovimit të përdorimit të gjuhës maqedonase dhe afirmimit të saj në familjen evropiane dhe botërore të gjuhëve, identiteteve dhe popujve, ku i përkasim në aspekt të barabartë.