Nga konferenca për shtyp e zëdhënësve: Kufizimi i lartësisë së marzheve për produktet e caktuara ushqimore shpreh kujdes ndaj qytetarëve

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për shtyp informuan për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhjen e 52-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetje me interes të opinionit dhe mediave.

Në këtë konferencë për shtyp zëdhënësit u fokusuan në Vendimin e Qeverisë, që ka të bëjë me kushtet e veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar i produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Sipas Vendimit, qe hyn në fuqi prej sot, për bukën e bardhë të prerë në copa ose të tërë, për sheqerin e bardhë, si dhe për vajin ushqimor të lulediellit, me përjashtim të vajit ftohtë të kulluar, përcaktohet marzhi tregtar në lartësi prej 5% në tregtinë me pakicë.

Për miellin e grurit - lloji 400 dhe lloji 500, për makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, oriz i bardhë i Maqedonisë, për qumështin e përhershëm të lopës me përmbajtje yndyrore 2,8%, 3,2% dhe 3,5% dhe për vezë pule, për të gjitha shoqëritë tregtare dhe për  tregtarët individualë që marrin pjesë në rrjetin e shitjes, përcaktohet marzhi tregtar deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë.

Ky vendim i Qeverisë për ngrirje të marzhit të produkteve të caktuara  me qëllim të kufizimit të  rritjes së çmimeve, i cili synon që të mbrojë  standardit të qytetarëve, vlen deri më 30 shtator të vitit 2022,  mundësisht të vazhdojë deri në fund të vitit nëse kushtet e tregut të çmimeve e kërkojnë atë.

Zëdhënësit informuan se Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim për shpalljen e dy thirrjeve publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi 3 hektarë. Gjithsej 3,769 hektarë tokë bujqësore në pronësi shtetërore janë vënë në dispozicion të bujqëve. Njëra shpallje publike është për kultivimin e kulturave bujqësore për prodhimin e foragjereve për një periudhë deri në 15 vjet.  Hapësira e përgjithshme e kësaj shpallje është 529 hektarë në dhjetë rajone: Berovë, Vinicë, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Koçan, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish dhe Shtip.

Shpallja tjetër publike për dhënie me qira të tokës bujqësore për tritjen e plantacioneve afatgjata (vreshta, pemishte, sumbullare) dhe serra, rritjen e plantacioneve afatgjate me lajthi, rritjen e ullishteve, livadheve, bazeneve për kultivimin e peshkut dhe të tjera. Hapësira e përgjithshme e kësaj thirrje publike është  3,240 në 22 rajone: Berovë, Vallandovë, Vinicë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Hisar, Koçan, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Strugë, Strumicë, Ohër, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Çair.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe njësitë rajonale të Ministrisë janë të hapura për çdo informacion të detajuar për aplikim në shpalljet.

Këto shpallje publike, siç theksuan, janë pjesë e masave që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i ndërmorën për mbështetjen e bujqve dhe rritjen e prodhimit të brendshëm të prodhimeve bujqësore ushqimore. Shpalljet janë pjesë e Planit nacional për prodhimin e ushqimit, ndërsa synimi është që çdo pëllëmbë tokë e punueshme bujqësore të vendoset në funksion për prodhim ushqimor.

Zëdhnësit informuan se Qeveria që në mbledhjen e djeshme solli vendim për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në pajtim me përmbushjen e nenit 75 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen për derisa  nuk e sjellin llogarinë përfundimtare dhe Buxhetin deri më 31 mars, siç parashihet me  dispozitën ligjore.

Për këtë vendim, në përputhje me ligjin, Qeveria do ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës do të vijojë zbatimi i procedurës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës, në përputhje me dispozitat ligjore.

Në pyetjen nëse Qeveria e ka shkelur afatin për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, zëdhënësit informuan se të gjitha afatet dhe procedurat ligjore që kanë të bëjnë me Vendimin për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar dhe se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar vendim për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Më pas, siç informuan, procedura vazhdon në Kuvend dhe sipas të gjitha dispozitave ligjore do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Këshillin e kësaj komune.

Në pyetjen mediave nëse Qeveria do të përgjigjet në kërkesën e LSM-së për rritje lineare të pagave në sektorin publik dhe pagesën e detyrueshme të pagës për pushime nga viti i ardhshëm, zëdhënësit informuan se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për themelimin e organit për falje. Anëtarët e Bordit për falje janë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admir Aliti. Siç u përmend, dialogu me LSM-në asnjëherë nuk është ndërprerë dhe bisedimet me sindikatat e degëve vazhdojnë.