Kovaçevski: Autoqefalia e KOM-AO është edhe një tjetër afirmim i identitetit maqedonas

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski në mbledhjen për pyetje të deputetëve sa i përket vendimit për autoqefalinë e KOM-AO tha se edhe pse jemi shtet laik, ky vendim si fakt historik ka implikime të mëdha për të ardhmen e vendit tonë.

Ai nënvizoi se këtë mendim e ka ndarë me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, z. Stefan në takimin e tyre, sepse siç tha, me këtë vendim u përmbyll çështja e fundit e identitetit dhe u realizua e drejta e merituar historike  dhe e natyrshme, që besimtarët ortodoksë në vendin tonë të kenë kishë kanonike të njohur dhe të pranuar nga bashkësia në mbarë botën ortodokse.

 “Këtë vendim kanonik, të saktë me gëzim të madh, që mund të shihet te të gjithë besimtarët, e mirëpritëm në shërbimin e përbashkët të përfaqësuesve të KOS  dhe KOM-it si dy kisha simotra të barabarta. Qytetarët maqedonas dhe peshkopët maqedonas dhe e gjithë shoqëria me dekada të tëra kanë treguar tolerancë, durim, por edhe këmbëngulje për të arritur deri në ditën kur praktikisht u shpall fillimi i procedurës për arritjen e autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse”, theksoi Kovaçevski.

Ai konstatoi se në aktin historik të pranimit të KOM-AO-së si kishë kanonike dhe autoqefale, janë përfshirë edhe veprat e mëdha të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit, por  edhe të gjithë personaliteteve kishtare historike, të cilët përfaqësonin kishën tonë para qytetarëve.

Ai shprehu mirënjohje se në sjelljen e këtij vendimi morën pjesë një sërë veprimtarë tanë të shquara të historisë dhe të kohës sonë, të cilët morën pjesë në zgjidhjen e çështjes përfundimtare të identiteti të popullit ortodoks maqedonas.

“Nga frytet shpirtërore dhe kontributet që të mëdhenjtë tanë dhanë në rrjedhën historike të vazhdimësisë sonë, sot maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë të shkruar në thesarin e popujve botërorë.

“Në këtë vendim, theksoi Kovaçevski, gjithashtu shoh edhe avancimin e fqinjësisë së mirë tradicionale me Republikën e Serbisë dhe popullin serb”, nënvizoi Kovaçevski. Gjithashtu është një gjest i një dore tjetër të zgjatur  për prosperitetin e përbashkët të vendeve tona, vendeve tona, qytetarëve tanë dhe një akt që tregon se si të ndërtohen marrëdhëniet në rajonin e vendeve dhe qytetarëve që po ecin përpara”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.