Kovaçevski: Nuk bëhet fjalë për marrëveshje me FMN-në, por për shfrytëzimin e një prej instrumenteve

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në intervistën për TV 21 tha se rritja e deficitit buxhetor dhe nevoja për mjete shtesë për mbulimin e tij është shfaqur si nevojë në vendin tonë dhe në të gjitha vendet sepse në planifikimin buxhetor për vitin 2022 nuk ishin të përfshira çmimet e rritura të energjencave dhe produkteve të tjera strategjike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

“Prandaj, Ministria e Financave së bashku me Bankën Popullore të vendit iu qasën me shumë përgjegjësi financimit të atij deficiti duke siguruar mjete me çmimin më të ulët. Në kushte të tilla ka mundësi të ndryshme për financim sipas çmimit më të favorshëm për vendin”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në raport me Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha Kryeministri Kovaçevski, ne kemi bisedime me FMN-në çdo vit dhe është vërtetë e pavend ajo që po bën opozita, sepse kemi pasur një marrëveshje.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje me FMN-në, por për përdorimin e njërit prej instrumenteve në të cilin qasja fitohet vetëm në bazë të një note pozitive tashmë të dhënë nga FMN-ja. Po bisedohet edhe me investitorë të tjerë institucional për uljen e çmimit të financimit të kapitalit. Pasi që Ministria e Financave të ketë përfunduar të gjitha bisedimet, përfshirë ato me Bankën Botërore, si dhe me investitorë të tjerë potencial, do të jetë e qartë se sa është shuma që do të përfshihet në ribalancin e buxhetit, i cili kur jetë gati do të dorëzohet për miratim në Kuvend”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në intervistën për TV 21.