Kovaçevski: Gjuha jonë është e shkruar në dokumentet e OKB-së dhe BE-së dhe gjuha dhe identiteti as nuk negociohen dhe as do të ndodhë në gjë e tillë

“Gjuha dhe identiteti as nuk diskutohen, as bisedohet dhe as nuk do të negociohen në të ardhmen”, tha kryeministri Kovacevski në një intervistë për Radio Televizionin Nacional duke shtuar se për momentin shkëmbehen vetëm dokumente pune me Republikën e Bullgarisë  të cilat do të publikohen kur do të jenë përfundimtare dhe kur do të përcaktohet korniza përfundimtare e cila do të jetë rruga për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes që kemi me shtetin fqinj.

Ai konfirmoi se sa i përket vetë bisedimeve, ne kemi ndërtuar qartë qëndrime në Kuvendin e vendit tonë, i cili është i mbështetur nga të gjitha partitë politike dhe ato qëndrime janë të qarta për Qeverinë dhe Kuvendin, partitë politike dhe të gjithë qytetarët.

Gjuha jonë është e shkruar qartë në Kombet e Bashkuara, por edhe në dokumentet e BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski.