Kovaçevski: Energjia e re në marrëdhëniet me Bullgarinë ka sjellë një sërë projektesh dhe mundësi për bashkëpunim

"Energjia dhe dinamika e re në marrëdhëniet me Bullgarinë janë përcaktuar në takimin tonë të parë me delegacionin e Qeverisë bullgare në Shkup dhe në vizitën në Sofje dhe përmes punës së takimeve të para të grupeve të punës, në tryezë u vendosën shumë projekte dhe mundësi për bashkëpunim, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për RTVM.

“Në vend të komunikimit që ishte reduktuar në akuza, gjuhë të urrejtjes, në veprimet e propagandistëve, që nuk i ngjajnë marrëdhënieve të të dyja vendeve, kemi dakorduar shumë nisma konkrete në të cilat do të përfshihen odat ekonomike, bashkësia e biznesit që të rritet ekonomi dhe fushat e tjera. Madje janë vendosur edhe afate, si për shembull të bëhet progres i dukshëm në ndërtimin e Korridorit 8 deri në vitin 2027. “Është një plan ambicioz, por i arritshëm”, tha kryetari i Qeverisë Kovaçevski në një intervistë për transmetuesin publik.

Ai shtoi se në kombinim me pjesën rrugore të Korridorit 8, dhe duke ditur se në Maqedoninë e Veriut kryqëzohet me Korridorin 10, hapen perspektiva serioze për ekonominë e të dy vendeve, si dhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe daljen në të dy detet, Deti i Zi dhe ai Adriatik në Shqipëri.