Shënim qeveritar i 149 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit, në Kishën Sveti Spas, me rastin e 149 vjetorit të lindjes së tij.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë akt iu bashkua ngjarjeve që nderojnë veprën e revolucionarit të madh Goce Dellçev, për kontributin e tij historik në krijimin e shtetësisë maqedonase.