Protokolle që dalin nga Plani për zbutjen e masave restriktive për parandalim të përhapjes së virusit korona

Protokolle që dalin nga Plani për zbutjen e masave restriktive për parandalim të përhapjes së virusit korona

Në bazë të nenit 58 paragrafi (1) nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 66/04, 139/08, 99/09, 149/14, 150/15 dhe 37/16), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 12 maj 2020, solli

V E N D I M

PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E MASAVE PËR PARANDALIM TË SJELLJES DHE PËRHAPJES SË VIRUSIT KORONA COVID-19

Neni 1
Në Vendimin për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 62/20, 63/20, 64/20, 66/20, 70/20, 72/20, 92/20, 100/20, 107/20, 109/20 dhe 119/20), në nenin 1, paragrafi 1, pika 6 në paragrafin 1 shtohet paragraf i ri i cili vijon:

“Prej më 13 maj të vitit 2020 mund të fillohet me trajnimet sportive në ambient të hapur, ekskluzivisht për sporte individuale dhe tenis, me respektim të obligueshëm të Protokollit për trajnim të sportistëve në sportet individuale nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë që është dhënë në shtojcë numër 1 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”

Në Pikën 9 pas fjalës “klube” presja ndryshohet me lidhësen “dhe”, ndërsa fjalët “dhe bastoret sportive” fshihen.

Pas paragrafit 1 shtohet paragraf i ri 2 i cili vijon:

“Prej më 13 maj të vitit 2020, mund të fillojnë me punë bastoret sportive dhe punën e  vendeve tjera për pagesë të organizatorëve të lojërave të fatit në bastore nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë i cili është dhënë në Shtojcën numër 2 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”

Pika 10 plotësohet me dy paragrafë të rinj që vijojnë:

“Prej më 13 maj të vitit 2020 mund të fillohet me punë dhe me aktivitete të punës në qendrat për edukim, trajnime dhe seminare për të rritur, organizime të mbledhjeve të organeve për menaxhim dhe konferenca dhe akademi për aktivitete edukative, me respektim të obligueshëm të Protokollit për organizimin e mbledhjeve të punës, trajnimeve, kurseve dhe seminareve që është dhënë në Shtojcën numër 3 dhe Protokollin për mbajtjen e mbledhjeve të organeve për menaxhim dhe konferenca nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë që është dhënë në Shtojcën numër 4 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Prej më 13 maj të vitit 2020 mund të organizohen dhe të realizohen udhëtime zyrtare të personave të zgjedhur dhe të emëruar, në vendet e jashtme, me respektim të obligueshëm të rekomandimeve dhe protokolleve nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës së nevojshme dhe mbajtjen e pajisjes për mbrojtje personale, ndërsa për shkak të koordinimit dhe aktiviteteve tjera të punës lidhur me masat për COVID-19, si dhe për shkak të arsyeve tjera që nuk mund të anulohen, pa zbatim të karantinës shtetërore nga këta persona pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.“

Pika 21 ndryshon dhe vijon:

“Prej më 13 maj të vitit 2020 mund të fillojnë me punë dhe aktivitete të punës qendrat tregtare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me respektim të obligueshëm të Protokollit për hapjen dhe punën e qendrave tregtare nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë që është dhënë në Shtojcën numër 5 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Objektet për shërbim dhe restorantet në qendrat tregtare nga paragraf 1 i kësaj pike që kryejnë përgatitje dhe shitje të ushqimit, mund të punojnë pa vizitë të vizitorëve – mysafirëve në objekte dhe të realizojnë shitjen në mënyrë alternative (porosive onllajn, me telefon dhe ngjashëm) dhe të kryejnë dërgim ose të mundësojnë marrjen e porosisë jashtë objektit të shërbimit ose restorantit (përmes shtandit/punktit)

Pika 24 ndryshon dhe vijon:

“Prej më 13 maj të vitit 2020 mund të fillojnë me punë, mbajtje të ligjëratave dhe zbatim të trajnimeve dhe testimeve në qendrat për testim nga ana e shkollave për trajnimin e vozitësve me respektim të obligueshëm të Protokollit për punën e shkollave për trajnim të vozitësve nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë që është dhënë në Shtojcën numër 6 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Neni 2

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Nr. 44-2147/12

12 maj 2020 

Shkup

KRYETARI I QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Oliver Spasovski

 

SHTOJCË nr. 1 

 PROTOKOLL PËR TRAJNIMIN E SPORTISTËVE NË SPORTET INDIVIDUALE


  1. Organizimi i trajnimeve është i lejuar vetëm në objektet sportive të cilat mund të plotësojnë kushtet teknike dhe të sigurisë, me mundësi për distancë fizike prej 5m ndërmjet secilit sportist, gjegjësisht të sigurohet distance prej 20m2 për sportist me organizim të trajnimit për më së shumti 5 persona, përfshirë edhe një trajner me numër minimal të personave teknik (më së shumti dy persona)
  2. Në objektin sportiv të sigurohen të gjitha kushtet sanitare higjienike
  3. Të vendoset evidencë për trajnimin me të dhëna për sportistët, trajnerin, asistentin dhe personat e tjerë të nevojshëm për trajnimin për shkak të ndjekjes së lehtë të kontakteve
  4. Trajnimet organizohen me orar të bërë paraprakisht gjatë kohës së trajnimeve me listë të sportistëve dhe trajnerëve
  5. Para fillimit të trajnimit bëhet skrining termal dhe ndalohet trajnim personit me temperaturë të lartë dhe i njëjti largohet
  6. Në rast të nevojës së punonjësit shëndetësor gjatë trajnimit gjatë kontaktit të afërt me punonjësin shëndetësor duhet të përdoren maska mbrojtëse, doreza dhe mbrojtëse plastike nga ana e punonjësit shëndetësor
  7. Sportistët dhe trajnerët vijnë në trajnim individualisht me veturë dhe pajisje individuale dhe me pajisje për trajnim, gjë që shmang përdorimin e garderobave.
  8. Gjatë trajnimit rekomandohet distancë prej 5m ndërmjet secilit sportist dhe trajner si distancë minimale
  9. Trajnimi të mbahet në ambient të hapur
  10. Pas përfundimit të trajnimit, pajisja për trajnim dhe rekuizitë dezinfektohet me pajisje që është 70 % me bazë alkooli
  11. Trajnimet në sportet me kontakt, rekomandohet gjithmonë të zhvillohen në princip “sportisti i njëjtë me trajnerin e njëjtë”
  12. Secili sportist duhet të shënojë emrin e vet në shishen për lëngje
  13. Pas përfundimit të trajnimit, sportistët dhe trajneri shkojnë në shtëpi individualisht pa bërë tush dhe pa hyrë në garderoberë  duke respektuar masat për distancë fizike, një nga një

 

 

SHTOJCË nr. 2

PROTOKOLL PËR HAPJEN DHE PUNËN E VENDEVE TË PAGESËS PËR ORGANIZUESIT E LOJËRAVE TË FATIT NË BASTORE


  1. Përdorimi i pajisjes mbrojtëse, maskës dhe dorezave nga ana e të gjithë punonjësve në vendet e pagesës.
  2. Mbajtja e distancës fizike prej 2m ndërmjet personave të pranishëm në hapësirën.
  3. Hyrje me maska e të gjithë personave
  4. Në tavolinat për pagesë ka vetën nga dy karrige
  5. Në shallter është vetëm një person me distancë prej 2m nga personi tjetër i cili pret për pagesë
  6. Mjet për dezinfektim vendosur në hyrjet e bastoreve dhe punkteve për pagesë
  7. Në shank në kuadër të vendeve për pagesë janë pa mundësi të shërbimit të pijeve
  8. Kryerja e patjetërsueshme dhe e rregullt e dezinfektimit të tavolinave dhe karrigeve dhe të tjerave me pajisje dezinfektuese që vepron kundër vitueve sipas udhëzimit nga prodhuesi
  9. Në fund të ndërrimit, pastrim mekanik i obligueshëm me pajisje që vepron kundër viruseve sipas udhëzimit nga prodhuesi, si alternativë mund të përdoret 0,05 % natrium hipoklorit (5 % zbardhues për amvisëri që përdoret në masë 1:100) ose 70 % alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme
  10. Mirëmbajtje e rregullt e tualeteve me me mbajtjen e detyrueshme të regjistrave për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të lartpërmendur

 

SHTOJCA Nr. 3

PROTOKOLLI PËR ORGANIZIMIN E TAKIMEVE TË PUNËS, TRAJNIMET, KURSET DHE SEMINARET


  1. Kohëzgjatja është e kufizuar në maksimum 6 orë, me një pushim të detyrueshëm çdo 2 orë
  2. Para fillimit të takimit, pjesëmarrësit duhet të informohen se nëse kanë simptoma të frymëmarrjes (ethe, kollë, frymëmarrje të rënduar) ata këshillohen të mos marrin pjesë
  3. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar sipas hapësirës për të siguruar një distancë fizike të detyrueshme të pjesëmarrësve nga 1.5 - 2 m, por jo më shumë se 30 persona
  4. Organizatorët, pedagogët dhe pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse
  5. Në hapësirë domosdoshmërisht të sigurohet mjetë për dezinfektimin e duarve
  6. Të respektohen masat e përgjithshme për një nivel më të lartë të higjienë personale dhe të përgjithshme (larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi i dezinfektuesit për duar bazuar në alkool)
  7. Dhoma duhet të ventilohet më shpesh, mundësisht gjatë orës së mësimit dhe gjatë pushimeve
  8. Gjatë pushimeve, grupimi i të pranishmëve është i ndaluar
  9. Pas ngjarjes, për të pastruar dhe dezinfektuar dyshemenë e dhomës me një produkt që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit, mund të përdorni në mënyrë alternative 0,05% hipoklorit të natriumit (5% zbardhues shtëpiak i përdorur në shkallën 1:100) ose 70% alkool për dezinfektimin e sipërfaqeve të sipërme
  10. Siguroni një kuti plehrash me kapak në dhomë

Преземи протокол | Shkarko protokollin

 

Shtojcë nr 4

Protokoll për mbajtjen e mbledhjeve të Organeve për Menaxhim dhe Konferenca


  1. Numri i kufizuar i pjesëmarrësve deri në maksimum 30 persona sipas hapësirës për të siguruar distancën fizike të pjesëmarrësve nga 1.5-2m
  2. Pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse
  3. Në hapësirë detyrimisht të siguroni një mjetë dezifenktues për  duart në dhomë
  4. Të respektohen  masat e përgjithshme për një nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi i një sanitizuesi të duarve bazuar në alkool)
  5. Dhoma duhet të ventilohet më shpesh, mundësisht gjatë orës së mësimit dhe gjatë pushimeve.
  6. Gjatë kohës së pauzës të ndalohet grupimi i të pranishmëve
  7. Pas përfundimit të ngjarjes hapësira të pastrohet dhe të dezifenktohet dyshemeja me një mjet që vepron ndaj virusit mund të përdoret në mënyrë alternative 0,05% hipoklorit natriumi (5% zbardhues shtëpiak i përdorur në një shkallë 1: 100) ose 70% alkool për të dezinfektuar sipërfaqet e sipërme
  8. Në hapësirë të sigurohen shporta për hedhurina me mbyllëse

 

Shtojcë nr  5 

PROTOKOLL PËR HAPJEN DHE PUNA E QENDRAVE TREGTARE


  1. Orari i kufizuar / i shkurtuar i punës (10:00-18:00) / mbyllur të dielave
  2. Rregullimi i hyrjes së personave në qendrën e mbyllur të shitjeve nga një person i autorizuar, në mënyrë që të mos lejojë grupimin e njerëzve nëpër korridore, në mënyrë që një person të lejohet në 5m2.
  3. Kufizimi për personat mbi 65 vjeç, me mundësi blerjeje deri në orën 12
  4. Veshja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe dorezave nga punonjësit
  5. Veshja e detyrueshme e maskave mbrojtëse nga klientët
  6. Ruajtja e distancës fizike midis blerësve dhe ndërmjet blerësve dhe shitësve nga 1.5m - 2m
  7. Vendosur në vende të dukshme, materiale edukative dhe informuese për respektimin e masave parandaluese  mbrojtëse:mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i rregullt i duarve, higjiena e duhur e frymëmarrjes. Për më tepër, me anë të zërimit (çdo 30 minuta) duke informuar klientët që të zbatojnë këto masa parandaluese.
  8. Rregullimi i numrit të klientëve sipas metër katrorit të dyqanit, në hapësirën e shitjes 8m² - 10m², për klient
  9. Personi i caktuar i detyrueshëm nga ndërmarrja para hyrjes së dyqanit për të organizuar porosinë dhe numrin e klientëve
  10. Para hyrjes në shitore të jetë siguruar mjetë për dezinfektimin e duarve
  11. Ndalohet të provohen rrobat në dyqanet e veshjeve - të jepet mundësinë për të provuar në shtëpi me mundësinë e zëvendësimit të rrobave të blera.
  12. Në rast se tek arkat për pagesë nuk mund të siguruar distancë nga 1,5-2m në mes arkëtarit dhe blerësit të vendosen barriera nga  pleksiglas. Në rast se ka më shumë arka për pagesë të sigurohet distancë prej 1,5-2 ndërmjet arkave në distancë.
  13. Para arkave të shënohet distanca (vendi i pritjes) nga 1,5-2 në mes blerësve.
  14. Masat e forcuara  sanitare-higjienike, d.m.th pastrimi i shpeshtë 4-5 herë gjatë ditës duke përdorur një dezinfektues që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit, 0.05% hipoklorit të natriumit mund të përdoret si alternativ (5% zbardhues për shtëpiake e përdorur në një shkallë 1:100) për dyshemetë ose 70% alkool për dezinfektim të sipërfaqeve të sipërme. Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve me mbajtjen e detyrueshme të shënimeve për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të lartpërmendur.
  15. Mirëmbajtja e rregullt dhe e shpeshtë e higjienës së tualeteve me mbajtjen e detyrueshme të evidencave për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të sipërpërmendur.

Преземи протокол | Shkarko protokollin

 

Shtojcë nr 6

Protokoll për punë të shkollave për trajnim të shoferëve


 

  1. Mbajtje e detyrueshme e maskës mbrojtëse nga ana e kandidatit për instruktor gjatë trajnimit në terren me veturë
  2. Pas çdo trajnimi të kandidatit individual, dezinfektim i obliguar i brendësisë së veturës
  3. Organizim i mësimit teorik në klasë me respektimin e masave të distancimit fizik në mes bankave prej 1,5-2m dhe mbajtje e obliguar e maskave mbrojtëse nga dëgjuesit dhe ligjëruesit.
  4.  Vendosja e mjeteve për dezinfektim para hyrjes në shkolla dhe dezinfektim i rregullt dhe mbajtje e higjienës  dhe ajrosje pas çdo ligjërate
  5. Tre persona është numri maksimal në veturë gjatë zbatimit të testimit të kandidatit me mbajtjen e obliguar të maskës të të gjithë personave në veturë