Filipçe: Pesë pacientë shërohen dhe ç’regjistrohen nga Klinika për Sëmundje Infektive

Ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp informoi se nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, sot, janë ç’regjistruar pesë pacientë. Ata kanë rezultuar negativ në dy testet kontrolluese, janë në gjendje të mirë dhe do të dërgohen në mjekim shtëpiak.

“Nga 28 pacientë në Dibër, të cilët janë në mjekim shtëpiak, 11 prej tyre po u merren strisho për kontroll. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, kanë kaluar ditë të mjaftueshme që të pritet që janë negativ, sipas gjendjes së tyre do të veprohet në lidhje me trajtimin e tyre të mëtutjeshëm. Fatkeqësisht, kemi edhe një rast vdekje, ajo është një paciente në moshën 65 vjeçare me sëmundje të mëparshme të mushkërive, tension të lartë, diabet, sëmundje kronike të zemrës. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje janë pranuar nëntë pacientë të rinj, tani janë hospitalizuar gjithsej 59, prej të cilëve 12 janë me fotografi më të rëndë klinike, ndërsa pesë pacientë janë të vendosur në ventilim mekanik”, kumtoi ministri Filipçe.

Lidhur me statistikën ditore, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja të pacientëve me virusin korona në shtetin tonë, sipas qyteteve: Shkup 7, Kumanovë-7, Prilep-2, Tetovë – 5, Strugë – 2, Gjevgjeli – 1 dhe Koçan – 1.


Me këtë, informoi ministri Filipçe, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 354, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të bëra në vendin tonë është 3,775. Të gjithë pacientët e Entit për Rehabilitim në Kozle janë shkarkuar dhe janë dërguar në mjekim shtëpiak, ndërsa aty ku është vendosur indikacion, do të bëhen trajtime në spitalin “8 Shtatori”.

Ministri Filipçe shtoi se në Ohër ka përfunduar inspektimi nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor - janë shqiptuar dënime për ish-drejtoreshën, për mjekët specialistë nga Reparti infektiv dhe për vetë institucionin.

Rreth kësaj gjatë këtyre ditëve do të kryhet inspektim profesionaë nga Oda e Mjekëve, pas së cilit do të diskutohet për rastin dhe të do të debatojë edhe Komisioni i Etikës së Odës.

“Ka paciente nga Shtipi, e cila ka qenë e pranuar më 26.03.2020. strisho e parë ka qenë negative dhe është dërguar në konsultim dhe është kthyer në Shkup. Pacientja është në moshën 80 vjeçare. Është mjekuar në Repartin për sëmundje infektive, por gjendja është përkeqësuar dhe më 30 mars përsëri e kanë kthyer në Klinikën Infektive në Shkup, testi ka qenë pozitiv. Për shkaqe kujdesi, katër persona  mjeksor do të jenë në vetizolim dhe ata janë asimptomatik. Gjithashtu, është bërë edhe rishpërndarje e infermirëve, tetë shtesë do të ndërrohen nga reparte të tjera nga spitali në Shtip në repartin për sëmundje infektive që të plotësohet stafi i cili do të jetë në vetizolim”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe gjithashtu informoi që një infermiere nga Kumanova, e cila udhëton dhe punon në Klinikën për Pulmonologji në Shkup, јаvën e kaluar ka qenë në ekipin rezerv në gjendje të mirë – pa simptome ka ardhur në punë, gjatë ditës së hënë dhe dje ka ndjerë temperaturë të rritur trupore. I është marrë strisho dhe ka rezultuar pozitive me virus. Gjatë gjithë procesit të punës gjatë këtyre dy di ditëve sa ka qenë në Klinikë, ka qenë me pajisje mbrojtëse, maskë dhe doreza, megjithatë janë kryer intervista dhe me kolegët, infermirët, pas së cilës do të veprohet në përputhje me të dhënat.

“Më lejoni të informoj lidhur me dy lehonat të cilat dje janë sjellë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Një lehonë në moshën 27-vjeçare, e cila më 30 mars është dërguar me shenja të zvogëlimit të ujit embrional dhe vuajtje të fetusit, me lindje me prerje cezariane. Pacientja është dërguar dhe është kryer lindja në mënyrë të izoluar, sepse ka qenë e dyshuar për virusin korona. Këtë e tregojnë edhe të dhënat nga mjeku amë, është marë strisho më 31 mars dhe ka rezultuar pozitiv. Foshnja e posalindur është dërguar në kujdes intensiv në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Ai është izoluar, nuk është në aparat për frymëmarrje, por vetëm me mbulesë oksigjeni. Foshnjës sot do ti merret strisho edhe pse u konsultuam me literaturë profesionale, mundësia e transmetimit vertikal nga nëna është shumë e vogël. Pacientja gjatë pranimit është pa temperaturë, megjithatë ka treguar se disa ditë më parë ka pasur temperaturë, ethe, kollë të thatë dhe se anëtar i familjes ka simptome të cilat mund të indikojnë në infeksion me virusin korona, prandaj është vepruar sipas të gjitha protokolleve në vetë Klinikën, duke pasur parasysh që më 31 mars i është përkeqësuar fotografia klinike e mushkërive, ajo është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Foshnja do të vazhdojë të trajtohet në repartin për kujdes intensiv në Klinikën për Ginekologji dhe Obstetrikë”, tha ministri Filipçe dhe shtoi se lehona tjetër e cila  është në moshën 37 vjeçare nga Ohri, është dërguar dje pasdite, me ambulancë me  temperaturë të lartë, 39 gradë, me foshnje të vdekur. Janë bërë analiza të plota, është marrë strisho për virusin korona. Mjekët në mënyrë operative e kanë nxjerrë foshnjën, nga barku i nënës është evakuuar edhe qelb, që mund të jetë arsye për gjendjen febrile, por në çdo rast priten rezultatet e strishos. Gjatë intervenimit gjendja është përkeqësuar, është bërë përpjekje për reanimacion por në orën 22:00 është konstatuar vdekja.”

Ministri Filipçe u shpreh i bindur që do të kryhet autopsi, që bëhet fjalë për rast të ndërlikuar dhe paciente me gjendje të ndërlikuar me mbipeshë, tension të lartë, takikardi, të cilat e vështirësojnë shtatzaninë.

“Dy lehonat janë trajtuar dhe është vepruar sipas protokollit për izolim në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, i cili është institucion që i trajton dhe kryen lindje të të gjitha lehonave, duke pasur parasysh se në spitalin “8 Shtatori” ku kryhen intervenimet e tjera për pacientë të dyshuar ose pozitiv me virusin korona, nuk ka repart për Gjinekologji dhe Obstetrikë, me qëllim që të lehtësohet puna në Klinikë, në marrëveshje me spitalin në Çair, rastet tjera sipas nevojës dërgohen aty që të lirohen kapacitetet.

Apeloj të gjithë pacientët të cilët vinë në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë ti respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna, të japin informata të sakta, sepse është shumë e rëndësisme për ruajtjen e lehonave dhe foshnjeve të tyre. Procesi i tërësishëm i lindjeve është organizuar, aty ka një sallë operacioni tërësisht kushtuar pacienteve të cilave do tu diagnostifikohet ose janë të dyshimta me virusin korona, me ekip të gatshëm veprimi në këto raste”, potencoi ministri Filipçe.

Ai shtoi se gruaja e vdekur nga Labunishta, të cilës i është marrë strisho “postmortum” dhe ka rezultuar pozitiv me virusin korona. Ende pritet rezultati i pacientit nga Manastiri, i cili do të jetë gati gjatë ditës.

Lidhur me pushimin e lindjes për nënat të cilave u përfundon këtë periudhë, ministri Filipçe shtoi se gjatë mëngjesit në takimet e punës me përfaqësues së Fondit për Sigurim Shëndetësor është diskutuar çështja edhe në mbledhjen me Shtabin qëndror në kuadër të Qeverisë.

“Për momentin po përpunohet vendim i cili do të kërkojë ndryshim ligjor me qëllim që pushimi i lindjes të vazhdojë, sepse nënat të cilave u ky pushim u përfundon në këtë moment, nuk mund ti regjistrojnë foshnjet në kopshte. Menjëherë pas përpilimit të vendimit do ta kumptojmë në opinion, që të dihet si duhet të veprohet më tej”, tha ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp, ku informoi për situatën më të re lidhur me virusin korona.