Fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznan,Poloni – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bashkërisht do të kryesojnë me procesin e Berlinit për mbështetjen e bashkëpunimit rajonal dhe euro-integrimet e rajonit në 12 muajtë e ardhshëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nga data 4 deri më 5 korrik do të udhëheqë delegacionin e Qeverisë në Samitin vjetor për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Poznan, Republika e Polonisë, vend i cili në 12 muajtë e kaluar ishte kryesues i Procesit të Berlinit në kuadër të së cilit mbahet Samiti.

 

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të përfundojë në korrik të vitit 2020 me Samitin vjetor që bashkërisht do të organizohet në Sofje dhe Shkup.Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, në konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit Zaev me Kryeministrin e Polonisë, Mateush Moravjecki, me Kancelaren e RF të Gjermanisë Angela Merkel dhe me Kryetarin e Qeverisë së Bullgarisë Bojko Borisov, që do të mbahet të premten në orën 15.00, do të njoftohet se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë bashkërisht do të kryesojnë me procesin e Berlinit në 12 muajtë e ardhshëm.

 

Që nga fillimi i kësaj nisme, për herë të parë ndodh që një vend anëtar nga Ballkani Perëndimor, kandidat për anëtarësim në BE, siç është Maqedonia e Veriut, të bashkëkryesojë me procesin e Berlinit dhe bashkë me Bullgarinë, vend anëtare e BE-së, t’i organizojë dhe koordinojë projektet për mbështetjen e bashkëpunimit rajonal dhe euro-integrimeve në Ballkanin Perëndimor.

 

Programi i shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin e Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 5 korrik, të premten, kur Kryeministri i Republikës së Polonis Mateush Moravjecki do ti mirëpret kryetarët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Kancelaren Angela Merkel dhe anëtarët e delegacioneve qeveritare dhe anëtarët e delegacionit të RF të Gjermanisë e cila është mbështetës i iniciativës së procesit të Berlinit dhe ka për qëllim të ndihmojë përforcimin e kapaciteteve të vendeve të rajonit në procesin e integrimeve.

 

Në sesionin qendror plenar të Samitit, të pranishmit nga rajoni do ti përshëndesë edhe Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda. 

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në të gjitha sesionet e punës të Samitit dhe do të ketë fjalime në drekën e punës si dhe në sesionin plenar.

 

Përbërja ministrore e Samitit për Ballkanin Perëndimor fillon më 4 Korrik, e enjte, kur në sesionet tematike me kontribut të tij do të marrin pjesë zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-s i ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-s dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-s për Çështje Evropiane Bujar Osmani.

 

Agjenda e Samitit në procesin e Berlinit në Poznan është e bazuar në dimenzionin politik dhe ekonomik. Fushat kryesore të bashkëpinimit janë lidhja energjetike dhe e transportit të rajonit, integrimi ekonomik, biznes sektori, bashkëpunimi në mes të rinjëve, trajtimi i çështjeve të tjera të hapura dypalëshe nga e kaluara e rajonit por edhe sfida të tjera globale të sigurisë dhe të migracionit. Kjo pjesë nga Samiti pritet që të përmbyllet me ceremoni ku do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionin Evropian si dhe institucioneve financiare evropiane për mbështetje të projekteve ekonomike dhe infrastrukturore të cilat pritet që të miratohen gjatë kohës së takimit vjetor të vendeve nga rajoni të kyçura në procesin e Berlinit.

 

Kësaj ceremonie do ti paraprijë Forumi i Biznesit i cili këtë vit i është përkushtuar digjitalizimit të sektorit publik dhe privat në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun energjetik tek vendet të cilat gjinden në tranzicion.

 

Procesi i Berlinit paraqet platformë për dialog dhe bashkëpunim evropian, me çka jep mbështetje politikës për zgjerim të BE-së. çdo vit në Samitet vjetore për rajnin kontribut jep edhe Forumi i organizatave qytetare, organizatat nga Ballkani Perëndimor dhe nga Bashkimi Evropian.