Qeveria e RMV sot do të mbaj mbledhjen e rregullt të 138-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 138të-të, me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në  interes për qytetarët.

 

Në mbledhjen e sotshme të qeverisë do të shqyrtohet Informacioni për vendosjen e sistemit të ri elektronik për procesin e planifikimit strategjik si dhe përgatitjen dhe ndjekjen  e realizimit të projekteve, programeve dhe përmbushjen e vendimeve nga Qeveria dhe Informacionin për lidhjen e sistemit të  multiplatformës për e-qeveri me sistemin e ndjekjes së harxhimeve, me plan për implementim dhe lëshim në produkcion të sistemit për evidentimit dhe miratimit të harxhimeve, që do të prezantoj Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në këtë mbledhje, Qeveria do të informohet për Planin Operativ të Rishikuar për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019.

 

Qeveria gjithashtu do të deklarohet edhe për raportin  përfundimtar të revizorit shtetëror të autorizuar për revizionin e raporteve financiare dhe  revizioneve në pajtim me vitin 2017 të NPR Radiotelevizionit të Maqedonisë

Në këtë mbledhje të 138 të Qeverisë do të shytohet dhe do të jepet mendim për Raportin e realizimit të Planit për implementimit të garancisë rinore.

Mbledhja e rregullt e 138-të e Qeverisë së RMV është paraparë që të filloj në ora 16:00.