Kovaçevski-Orliq: Roli dhe përgjegjësia e deputetëve është vendimtare për proceset integruese evropiane të të dyja vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Serbi, sot ka takuar Kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq.

Në takim, Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga kontaktet e rregullta dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy dhomave legjislative të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e formimit të dy grupeve parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim.

Gjithashtu u përshëndet edhe komunikimi dhe bashkëpunimi i rregullt, i cili do të kontribuojë në theksimin e rëndësisë së rolit dhe përgjegjësisë së deputetëve për secilën fazë të proceseve eurointegruese të të dyja vendeve tona.

Në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët, si dhe reformat thelbësore për të mirën e qytetarëve.

Politikat konstruktive, respektimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët janë të rëndësishme për përparimin dhe prosperitetin evropian të Ballkanit Perëndimor.