Andonov: Në janar për gati se 30% është rritur prodhimi vendor i energjisë elektrike në krahasim me vitin e kaluar në muajin e njëjtë

Në konferencën për shtyp, bashkëpunëtori për energjetikë, Viktor Andonov, i prezantoi informacionet më të reja lidhur me gjendjen energjetike në vend.

Ai nënvizoi se në muajin janar, në mes të dimrit, prodhimi vendor i energjisë elektrike ishte i rritur në raport me vitin e kaluar, në mënyrë stabile dhe në tërësi i plotësoi nevojat e qytetarëve dhe të konsumatorëve të vegjël.

“Në fillim të vitit, pas instalimit të suksesshëm të transformatorit në BLOK 3 në REK Bitola, për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohore, u vunë në funksion të gjitha kapacitetet energjetike të vendit në dispozicion. Kjo u konfirmua me shifra, pra më 29 janar të vitit 2023 prodhimi ditor nga objektet prodhuese vendase ka arritur në 21.229 MWh energji elektrike, që është prodhimi më i lartë ditor në 10 vitet e fundit.Si rezultat i punës së përkushtuar të elektro-inxhinierëve dhe të punësuarve në sektorin e energjetik, për të cilën Kryetari i Qeverisë disa herë i ka pranuar dhe falënderuar për punën e tyre. Në bazë të të dhënave të muajit janar, mund të konstatojmë se rezultatet për sa i përket prodhimit vendas të energjisë elektrike janë më se të mira, në fakt nëse në të kaluarën ka qenë e zakonshme importi në këtë periudhë të vitit, falë rritjes së prodhimit. EMV-ja arriti të plotësojë nevojat e amvisërive, konsumatorëve të vegjël dhe detyrimet shtesë për industrinë ushqimore, shkollat, ujësjellësit dhe subjektet tjera vitale shtetërore, gjithashtu u shitën edhe tepricat e energjisë elektrike.Në muajin janar, prodhimi i përgjithshëm vendor i energjisë elektrike është 561,350 MWh energji elektrike. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë kur prodhimi i energjisë elektrike ishte 434,189 MWh. Rritja në janar është 29% dhe është në përputhje me planin për vitin 2023, i cili parasheh rritje të prodhimit vjetor të energjisë elektrike për 20% në krahasim me vitin 2022”, tha Andonov.

Njëkohësisht, ai prezantoi bilancin energjetik për 1 shkurtin, nga i cili rezulton se prodhimi i përgjithshëm vendor i energjisë elektrike është 19,172 MWh, prej të cilave 13,744 MWh nga termocentralet dhe 5,428 MWh nga burimet e ripërtërishme. Me këtë prodhim plotësohen tërësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjektet tjera vitale shtetërore.

“Më 20 janar ka përfunduar thirrja e EMV-së për aplikime për kompani nga industria ushqimore, shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe ndërmarrjet publike për furnizim me energji elektrike pas subvencionimit prej më 1 shkurt. Sipas të dhënave të përpunuara, janë regjistruar gjithsej 41 subjekte, nga të cilat 21 kompani nga industria ushqimore, 17 shkolla fillore dhe të mesme dhe 3 ndërmarrje publike. Sipas të dhënave që disponojmë, rreth 80 shkolla fillore dhe të mesme nuk janë regjistruar nga gjithsej 475 shkolla fillore dhe të mesme në vend. Shfrytëzoj rastin t'u bëj thirrje të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron Qeveria”, tha Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikë.