Nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Korridoret 8 dhe 10-D: Investojmë në infrastrukturë, Maqedonia e Veriut bëhet rrugë e rëndësishme për transport

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbikëqyrës dhe Këshilltar të konsulencës juridike për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, ku mbajti fjalim. Marrëveshja është nënshkruar me kompaninë “IRD ENGINEERING” e cila është përzgjedhur për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e transaksioneve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D. Në ngjarje morën pjesë dhe mbajtën fjalime edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i “IRD ENGINEERING”, Paolo Orsini.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes, fillojnë aktivitetet për realizimin e Projektit për ndërtimin e infrastrukturës në Korridorin 8 për autostradën Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Trebenishtë - Strugë – Qafë Thanë, si dhe për Korridorin 10-d, për autostradën Prilep- Manastir.

“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje, vazhdojmë ta përforcojmë përcaktimin tonë si Qeveri, se akset rrugore, rrugët dhe infrastruktura në shtetin tonë janë një nga prioritetet kryesore në të cilat do të vazhdojmë të fokusohemi edhe këtë vit”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi theksoi se ky është projekti më i madh kapital.

“Sot me të vërtetë është ditë historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç tha edhe Kryeministri, fillojmë me ndërtimin e projektit më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë së pavarur, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët tanë, për gjithë ekonominë tonë dhe për ndërlidhjen rajonale”, tha zëvendëskryeministri Grubi, duke shtuar se tashmë është caktuar mbledhje e Komitetit drejtues, ku do të merret vendim për të filluar bisedimet mes konsulentit të zgjedhur dhe mbikëqyrës  IRD dhe konsorciumi “Behtel” dhe “Enka”, i cili do t’i ndërtojë të dy Korridoret 8 dhe 10-D.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, theksoi se infrastruktura është prioriteti kryesor i kësaj Qeverie, dhe nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje është një tjetër dëshmi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në rrugën e duhur për një shtet bashkëkohor evropian.

“Prej sot dhe në periudhën e ardhshme grupi i punës në bashkëpunim me konsulentin, i cili është edhe mbikëqyrës, do të nisë procesin e bisedimet me “Behtel” dhe “Enka” për të arritur një marrëveshje cilësore për ndërtimin e mbi 120 kilometra akse të autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D. Tashmë në pranverë presim të fillojmë ofensivën e fuqishme ndërtimore për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8”, tha ministri Boçvarski.

Drejtoi i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, shprehu nderin dhe kënaqësinë që e nënshkruan Marrëveshjen për Mbikëqyrje të Këshilltarin e konsulencës juridike për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 D me Grupin e „IRD INGINEERING Srl“, nga Italia.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes për punë ndërtimore të akseve të autostradës do të fillojë faza e dytë nga Marrëveshje me kryerjen e mbikëqyrjen profesionale në implementimin e katër akseve rrugore edhe atë: ndërtim i autostradës Tetovë – Gostivar; ndërtim i autostradës Gostivar – Bukojçan; ndërtim i autostradës Trebenishtë - Strugë – Qafë Thanë, si dhe ndërtim i autostradës Prilep- Manastir”, tha drejtori Rustemi.

Drejtori i “IRD Engeineering“, Paolo Orsini theksoi se është “nder dhe privilegj të jesh pjesë e kësaj ngjarje në Qeveri”.

“IRD Inzhenering janë të pranishëm në Maqedoni për shërbime inxhinierike në 20 vitet e fundit. Një nga avantazhet tona konkurruese është dhe do të jetë prania jonë lokale me një kombinim të përvojës dhe ekspertizës ndërkombëtare. Së bashku me partnerët tanë vendas në këtë projekt do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të ndërtuar 4 akset rrugore me standardin dhe cilësinë më të lartë që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE”, potencoi Orsini.