Shpallje publike Nr. 01/2023 për emërimin e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
08.02.2023

Në përputhje me nenin 9 paragrafi 1, paragrafi 2, paragrafi 3 dhe paragrafi 4 të Ligjit për Statistikë Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/97, 21/2007, 51/2011, 104/2013, 42/2014, 192/2015, 27/2016, 83/2018, 220/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 31/2020) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE Nr. 01/2023
për emërimin e drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të emërojë drejtor të Entit Shtetëror të Statistikës, për  periudhë katërvjeçare, me të drejtë të emërohet sërish.

2. Për drejtor të Entit Shtetëror të Statistikës mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
      1) është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
      2) me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     3) të ketë marrë 240 kredi sipas SETK ose VII/1 shkalla e arsimit;
     4)  të paktën pesë vjet përvojë pune;
     5) të posedojë një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht ose vërtetime për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet;
      -TOEFEL IBT–së paku74 pikë,
      - IELTS (IELTS)– së paku 6 pikë, 
      - ILEC  (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2 (B2), 
      - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar 
      - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
      - АPTIS (АPTIS) –së paku nivelin  B2(B2); 

3. Për drejtor të Entit Shtetëror të Statistikës mund të emërohet person, i cili përveç kushteve të përmendura në pikën 2 të shpalljes, duhet t’i përmbushë edhe kriteret shtesë të shënuara në fletëparaqitjen e disponueshme në lidhjen në vijim:

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf  ,

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx

4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
     1) Fletëparaqitje të shpalljes;
     2) Biografi të shkurtër;
     3) Letër Motivuese;
     4) Planin dhe programin për punën në vijim,
     5) Vërtetim të Shtetësisë
     6) Dëshmi se me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënimi ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
     7) Diplomë për  arsimin e lartë të kryer me 240 kredi të marra sipas SETK ose VII/1 shkalla e arsimit;
     8) Dëshmi se ka të paktën pesë vjet përvojë pune;
     9) certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose vërtetim për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet;
     - TOEFEL IBT(TOEFEL IBT) –së paku 74pikë,
     - IELTS (IELTS) –së paku 6pikë, 
    - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) –së paku nivelin B2 (B2), 
    - FCE (FCE) (Cambridge English: First) –të kaluar, 
    - BULATS (BULATS) –së paku 60 pikë ose
    - АPTIS (АPTIS) –së paku nivel B2 (B2).

5. Dokumentet nga pika  4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. ,,Ilinden nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: „Për shpalljen publike për emërimin e drejtorit të Entit Shtetëror  të Statistikës”.

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistues të përcaktuara me Ligjet dhe aktet nënligjore në kompetencë të MSHIA- së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/ten të cilat janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe ndjekjes së përmbushjes së tyre nga organet mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa të ngjashëm. ) 

8. Koeficienti i llogaritjes së pagës : është përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për llogaritjen e pagave për funksionarët të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 137/2008, 1806/2007 2009, 144/ 2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 122/2012, 120/2012, 161/2012 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2018, 126/2018, 126/2018 2018, 234/ 2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 29/2020 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).

9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në shtypin ditor.

10. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.