Kovaçevski: Krijojmë sektor bujqësor të qëndrueshëm, fitimprurës dhe konkurrues, masat qeveritare dhe Programi IPARD japin rezultate

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Resnjë vizitoi fabrikën “Dealtask Fresh”, e cila është shembull pozitiv se si përmes shfrytëzimit maksimal të masave dhe programeve qeveritare, si dhe të Programit IPARD,  mund të zhvillohet dhe forcohet prodhimi maqedonas.

Kovaçevski theksoi se kompanitë dhe bujqit i njohin përfitimet e IPARD-it, ndërsa "Dealtask Fresh" është edhe një tjetër histori e suksesshme IPARD.  Kompania paratë e fondeve evropiane i ka investuar në pajisje moderne dhe po ashtu kjo kompani është pjesë e transformimit të gjelbër të vendit dhe ata kanë investuar në fotovoltaikë, duke e njohur përfitimi e këtij investimi, veçanërisht në kushte të  krizës energjetike.

“Konfirmim i përgjegjësisë sonë  dhe qasja jonë serioze ndaj fondeve evropiane është se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në periudhën  prej 2017-2022 ka lidhur 2.363 kontrata me mbështetje financiare prej 80 milionë euro, prej të cilave 60 milionë janë nga Bashkimi Evropian, ndërsa 20 milionë janë bashkëfinancim nacional. Ne jemi e vetmja Qeveri deri tani, e cila në mënyrë të planifikuar disponon me  fonde dhe tërësisht i shfrytëzon  paratë e Programit IPARD.

Paratë në tërësi ua dedikojmë bujqve, sepse në afat të gjatë do të thotë bujqësi fitimprurëse dhe konkurruese, por edhe bazë për zhvillimin e ekonomisë maqedonase.

Politikat që i krijon Qeveria janë gjithëpërfshirëse dhe nuk përjashton askënd, pavarësisht nëse bëhet fjalë për projekte për zhvillimin e komunave, për masa për zbutjen e krizës energjetike, nëse bëhet fjalë për programe nga fondet evropiane, ne mendojmë për të gjithë, për shkak se të gjithë qytetarët për ne janë njëlloj të rëndësishëm”, theksoi Kryeministri.