Kovaçevski dhe Nikollovski në SHF “J.H. Pestalloci” me rastin e realizimit të projektit “ Ushqim i shëndetshëm për çdo nxënës”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski bashkë me kryetarin e Komunës së Qendrës Goran Gerasimovski dhe drejtorin e Agjencisë së Pagesave Nikica Baçovski vizituan nxënësit në shkollën fillore "J.H. Pestalloci" dhe për çdo nxënës ndanë mollë maqedonase të vendit në kuadër të projektit "Ushqim i shëndetshëm për çdo nxënës", të cilin e zbaton Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në SH.F. "J.H. Pestalloci”, janë shpërndarë 3248 kilogramë mollë, 4 kilogramë për çdo nxënës.

Në terren nëpër shkollat fillore në  rrjedhë është shpërndarja e mollëve maqedonase të vendit, të destinuara për nxënësit, si ushqim i shëndetshëm për ta. Në komunat  Strugë, Manastir, Ohër dhe Prilep tashmë janë ndarë 50%, ndërsa sot janë ndarë edhe në Koçan, Kumanovë, Mavrovë dhe Rostushë.

 Gjatë ditës së djeshme shpërndarja është bërë në shkollat fillore të Komunës Qendër dhe Shuto Orizarit, ndërsa sot dhe këto ditë vazhdon edhe në komunat e tjera të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat e tjera në mbarë vendin.
Ky është një program i ri për blerjen e pemëve të freskëta, perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit, i cili ka disa synime, ndërsa nga njëra anë është që të ndihmojë shtetin në blerjen e produkteve bujqësore vendase, por edhe të sigurojë një ushqim të shëndetshëm për nxënësit.

Nëpërmjet këtij programi blihen më shumë se 743.000 kilogramë mollë të kultivuara në vend dhe sipas dinamikës deri më 15 dhjetor pritet të përfundojë me sukses e gjithë shpërndarja në çdo shkollë fillore, për çdo nxënës.

Këtë vit kemi filluar me blerjen e mollëve dhe ato do të shpërndahen në 350 shkolla fillore, gjegjësisht për të gjithë 186.000 nxënësit. Tashmë për vitin e ardhshëm 2023, përveç mollëve do të përfshihen edhe lloje të tjera frutash, perimesh, qumështi dhe produkte qumështore, të cilat do të shpërndahen edhe nëpër shkollat fillore si ushqim i lehtë për çdo fëmijë.

Zbatimi i programit ndihmon në blerjen e produkteve bujqësore vendore të kahëzuara drejt, si një ushqim i lehtë për fëmijët e shkollave fillore.

Qëllimi përfundimtar është zgjerimi i këtij programi dhe prodhimet bujqësore vendore të blera mund të shpërndahen jo vetëm në shkollat fillore, por edhe në objektet shëndetësore, kopshte për fëmijë, si dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, policisë dhe të armatës.

Këtë vit, si viti i parë kur programi fillon me realizimin, janë ndarë 20 milionë denarë. Në Buxhetin për vitin 2023 janë ndarë 40 milionë denarë, gjegjësisht dyfishi i këtij viti. Në këtë program parashikohen fonde për blerjen e frutave të freskëta, perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit, që do të thotë se programi do të mund të zbatohet dhe plotësohet.