Kovaçevski-Grigorijan: Mbështetje nga UNDP për hapat e mëtejshëm në integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Armen Grigorijan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend, i shoqëruar nga Hironori Savada, ambasadori i Japonisë në shtetin tonë.

Në takim u shpreh përkrahje për hapat e mëtejshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimin drejt Bashkimit Evropian.

U konstatua se UNDP mund të ndihmojë në procesin e aderimit drejt BE-së, në kuadër të reformave.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e Strategjisë Nacionale të Zhvillimit që është duke e zbatuar UNDP në vend dhe kontributi në zhvillimin e shoqërisë demokratike, promovimin e përfshirjes sociale, në mbrojtjen e mjedisit jetësor në pjesën e inovacioneve.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP-ja, në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e ekonomisë, arsimit, infrastrukturës, zbatimin e agjendës së gjelbër në vend, deri në kontributin e sotëm në përparimin e integrimeve evropiane.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, tha se Qeveria është e fokusuar në zgjidhjen e sfidave aktuale në fushën e energjetikës dhe paralelisht në procesin e integrimeve evropiane, me qëllim që të sigurohet cilësi evropiane e  jetës për qytetarët.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin miqësor dhe të rëndësishëm  me Japoninë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në prag të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.