Kovaçevski për IRL: Jemi duke zbatuar një plan serioz për transformimin e energjisë, për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në programin “Bisedë në redaksi” të laboratorit hulumtues IRL, theksoi se në kushtet e krizës energjetike, të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike që i ka shteti vendosen në dispozicion, shumica e të cilave janë bërë edhe në kohën e RSFJ-së, prandaj nevojiten investime të reja, për të cilat tashmë po punohet.

“REK Bitola tani në nëntor feston 40 vjetorin e ekzistencës, kështu është edhe me objektet tjera. Kjo është arsyeja pse ne kemi një projekt monumental në vend të quajtur Çebren, i cili pati 13 përpjekje të dështuara. Për herë të parë ka një ofertë nga një investitor. Është një projekt me vlerë 800 milionë euro. Nëse oferta do të jetë e suksesshme, vlerësimi bëhet nga një komision ekspertësh i përbërë nga ekspertë të EMV-së nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, etj. Nëse është e suksesshme, deri në fund të vitit mund të nënshkruhet kontrata dhe të fillohet projektimi dhe ndërtimi i Çebrenit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria ka një plan serioz për kalimin në burime të ripërtëritshme për prodhimin e energjisë dhe për të cilin tashmë është duke u punuar.

“Në vendet e vjetra të qymyrit në Manastir, në Osllome – Qeveria tashmë ka një plan dhe ka nisur ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike. Në Osllomej e para prej dhjetë megavat orëve është ndërtuar në Osllome dhe projektet janë duke u bërë së bashku me BERZH-in, Bankën KFV dhe Bankën Botërore.Ata janë financues të objekteve kaq të mëdha kapitale. Këto kompani, si “Ve-Pe-De”, e cila dëshiron të ndërtojë një termocentral me erë prej gjysmë gigavat në komunën e Staro Nagoriçanit, Rankovcës dhe Kriva Pallankës, operojnë si korporata private edhe në tregjet tjera. Ajo energji elektrike dhe ato kapacitete do të jenë në vendin tonë. Prandaj, gjithmonë duhet të gjendet një ekuilibër ndërmjet investimeve publike dhe investimeve private që prodhojnë mallra dhe shërbime që shfrytëzohen nga qytetarët e vendit tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski.