Kovaçevski nga Berlini: Ballkani Perëndimor ka një të ardhme evropiane, mbështetje të fuqishme nga BE-ja për lidhjen rajonale dhe ballafaqimin me krizën energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka udhëhequr delegacionин qeveritar të përbërë nga zëvendëskryeministri и ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Samitin e Procesit të Berlinit, në Berlin të Gjermanisë.

Në Samit së bashku me kryetarët e qeverive të Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen, si dhe kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili është nikoqir i Samitit të këtij viti, u diskutua për më shumë tema me interes për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si lidhja rajonale përmes një tregu të përbashkët rajonal, por edhe mbështetja e përbashkët në përballimin e krizës energjetike.

Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se procesi i Berlinit, përmes përcaktimit të tij gjithëpërfshirës, ​​me përfshirjen e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, kontribuon në avancimin e integrimit rajonal, përmes zgjidhjeve në përputhje me standardet e BE-së, që është në harmonizim me angazhimet e Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe për të gjitha vendet e rajonit, për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi rëndësinë e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe të Ballkanit Perëndimor - dhe për Bashkimin Evropian, gjë që tregoi kontekstin aktual politik me nevojën për një qasje të përbashkët në zgjidhjen e sigurisë, energjisë, sfidat ekonomike dhe të tjera nga kriza globale, për shkak të luftës në Ukrainë. Në këtë drejtim, Kryeministri Kovacevski falënderoi kancelarin Sholc, gjegjësisht Republikën Federale të Gjermanisë për nismën e Procesit të Berlinit, e cila kontribuon në qasjen gjithëpërfshirëse ndaj këtyre çështjeve, si dhe Kryetaren e KE-së, Fon der Lehen, për fokusin drejt zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për konkluzat e Samitit, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit konfirmuan rolin e rëndësishëm të Procesit të Berlinit si nxitës i bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtues i procesit të integrimit në BE.

U theksua rëndësia e formatit gjithëpërfshirës, ​​që i vendos të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në baza të barabarta dhe që shihet si një katalizator për integrimin ekonomik, investimet dhe projektet e ndërlidhjes që synojnë inkurajimin e pajtimit, sigurisë, rritjes, punësimit dhe prosperitetit.

Në drejtim të angazhimeve për Tregun e përbashkët rajonal, të gjithë pjesëmarrësit e Samitit përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorët e Mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët të bazuar në rregullat e BE-së, të cilat promovojnë ndjeshëm lëvizshmërinë e studentëve, akademikëve dhe profesionistëve nga Ballkani Perëndimor. U mirëprit gjithashtu nënshkrimi i Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, si një moment historik në tregun e përbashkët rajonal dhe një hap i rëndësishëm përpara drejt heqjes së barrierave për lëvizjen e njerëzve në rajon.

Tregu i përbashkët rajonal, siç vlerësohet, mbetet një proces vendimtar dhe gjithëpërfshirës, ​​për të arritur qëndrueshmërinë ekonomike të rajonit, veçanërisht në kontekstin e luftës ruse kundër Ukrainës dhe rimëkëmbjes së shteteve pas KOVID-19, gjë që do të lejojë më tej integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Lidhur me sigurinë/tranzicionin energjetik, agjendën e gjelbër dhe ndryshimet klimatike, të gjithë pjesëmarrësit e Samitit ranë dakord se kriza energjetike dhe kalimi drejt energjive të ripërtërishme mund të menaxhohen vetëm përmes bashkëpunimit më të thellë rajonal, se Evropa duhet të roshikojë furnizimin e saj me energji dhe sigurinë e energjisë dhe se kjo është kyçe, jo vetëm për të siguruar energji të përballueshme dhe të besueshme, por edhe për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të reduktuar ndotjen e mjedisit.

Për këtë qëllim, liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan një Deklaratë të Përbashkët për sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet në të janë mbështetur dukshëm nga deklaratat e mbështetjes nga pjesëmarrësit e tjerë në procesin e Berlinit, veçanërisht nga Komisioni i BE-së.

Angazhimet e rajonit ndaj Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) gjithashtu janë konfirmuar.

Në Samit u theksua se veprimi i përbashkët rreth migrimit, si çështje aktuale, është gjithashtu i rëndësishëm. Pjesëmarrësit në Samit pajtohen se rritja aktuale, e ndjeshme e aktivitetit të migracionit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, krijon sfida të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit, të cilët kërkojnë masa të qëndrueshme dhe të koordinuara si përgjigje, gjegjësisht veprime kundër kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve dhe refugjatëve, menaxhim efektiv i kufijve, krijim i sistemeve të qëndrueshme për azil dhe migrim dhe procedura të besueshme të kthimit në vendet e origjinës.

Të gjithë pjesëmarrësit në Samit ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të sigurisë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe u angazhuan për të vazhduar një qasje koherente rajonale, përmes platformave dhe projekteve ekzistuese të sigurisë.

U konkludua se format e ndryshme të krimit të organizuar, financimit të paligjshëm ndaj  krimit të organizuar dhe aktiviteteve terroriste, korrupsionit dhe shpërlarja e parave mbeten një sfidë e rëndësishme.

Gjithashtu u shpreh pajtueshmëri për përforcimin e hetimeve të korrupsionit, me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të agjencive nacionale për hetimin e korrupsionit, përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimin rajonal, përforcimin e rrjeteve ekzistuese për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatimin konsistent dhe rigoroz të masave nga Udhërrëfyesi për financim joligjor të antikorrupsionit, si pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve.

Pjesëmarrësit në Samit në konkluzat identifikojnë nevojën për një bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë kibernetike dhe në luftën kundër formave të ndryshme të kërcënimeve hibride në tërë Ballkanin Perëndimor.

Për sa u përket çështjeve të tjera të rëndësishme, pjesëmarrësit e Samitit përshëndetën iniciativën e Qeverisë Gjermane për krijimin e një Fondi Rinor Kulturor në Ballkanin Perëndimor nën administrimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), si një kontribut i vlefshëm për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mirëkuptim reciprok, i rëndësishëm për pajtim. Gjithashtu në Samit u shpreh gatishmëria për të përforcuar punën e vazhdueshme për integrimin e romëve në fushën e strehimit, arsimit, punësimit, agjendës së gjelbër dhe digjitale.

Në takimin e punës, si dhe në konkluzat e Samitit, u theksua përkushtimi i pjesëmarrësve për vazhdimin e procesit të Berlinit, në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i plotë për bashkëpunim rajonal të përmirësuar dhe gjithëpërfshirës.

Pjesëmarrësit ranë dakord që Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit 2023 të mbahet në Shqipëri.