Kryeministri Kovaçevski u takua me nënkryetarin e Komisionit Evropian Margaritis Shinas

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot takuan nënkryetarin e Komisionit Evropian Margaritis Shinas. Temë e takimit ishte forcimi i kapaciteteve të vendit për tejkalimin e sfidave të migracionit të paligjshëm, por edhe procesi i skriningut që është duhet të realizohet në vijim.

Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në menaxhimin e të gjitha aspekteve relevante të migrimit të jashtëm. Duke marrë parasysh flukset migratore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin demografik dhe socio-ekonomik, Republika e Maqedonisë së Veriut ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për vite me radhë për të përballuar me sukses krizën e migracionit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi në takim se së bashku me partnerët evropianë si dhe me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor me sukses, më së miri që mundet arritëm të menaxhojnë migrimin.

Që nga dhjetori 2015, në kufirin jugor është zbatuar vazhdimisht një operacion i përbashkët ndërkombëtar, në të cilin marrin pjesë policë të huaj nga 8 vende evropiane.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEX, e cila pritet të nënshkruhet në një afatw kohorw sa mw tw  shkurtër, do të hapet mundësia për dislokimin e forcave të FRONTEX në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që do të kontribuonte edhe më shumë në drejtim të përballjes me sukses të migracionit të paligjshëm.