Kovaçevski: Për 16% pensione më të larta, metodologjia e re siguron rritje të vazhdueshme

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend tha se pensionet janë rritur si asnjëherë më parë dhe vlerësoi se metodologjia e re për llogaritjen e pensioneve ka dhënë rezultate dhe parasheh rritje të vazhdueshme sipas shpenzimeve të jetesës  dhe pagës mesatare, jo si dikur, kur rriteshin pensionet para zgjedhjeve, një herë.

“Për një vit pensionistët do të kenë një rritje prej të paktën 16%. Nuk ka pasur një rritje të tillë. Është vërtet kënaqësi të shohësh që metodologjia e re e pensioneve që sollëm me Partinë e Pensionistëve, Sindikatën e Pensionistëve, tashmë po jep rezultate - me rritjen e pensionit pensionistët tani do të marrin 6.8% dhe bashkë me 2.9%,  vijmë deri në rritjen e pensioneve këtë vit nga niveli deri në 10%. Në mënyrë plotësuese, me rritjen e re në muajin mars, nga marsi i vitit  2022 deri në mars të vitit 2023 - dhe duke qenë se kemi një metodologji ku 50% është rritja e inflacionit dhe 50% është rritja e pagës mesatare, rritja sigurisht që do të jetë e njëjtë si tani. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Këto janë fakte të rëndësishme për pensionistët”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.