Kovaçevski: Qeveria do të kujdeset që qytetarët që nga dita e parë të kenë ngrohje qendrore këtë dimër

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas ngjarjes për prezantimin e “Projektit për lidhjen e rrugëve lokale”, në lidhje me Shkupin, tha se janë dy pjesë, njëra është ngrohja e qytetit nga një operator i ri, për të cilin EEM-ja tashmë  ka marrë licenca dhe e  dyta, sigurimi i  gazit për punën e TE-TO-së,  gjegjësisht centrali i kogjenerimit.

“Po diskutohet në disa nivele dhe me disa shtete, duke pasur parasysh çmimet jashtëzakonisht të larta të gazit natyror, për shkak të luftës në Ukrainë. Pasi të merren vesh dhe të gjenden burimet më të përshtatshme për furnizim me gaz, do të njoftohen qytetarët”, tha Kovaçevski.

Për marrëdhëniet kreditore midis EEM-së dhe BEG ose një ofrues tjetër i shërbimeve, Kovaçevski shprehu bindje se ato do të zgjidhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe marrëdhëniet e obligacionit.

“Ajo që është obligimi dhe përgjegjësia jonë, e bëjmë çdo ditë.  Sot kam biseda telefonike që herët në mëngjes me kryeministra dhe presidentë të shteteve të tjera, në mënyrë që të mund të gjejmë furnizim më të përshtatshëm të energjisë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se që nga dita e parë e punës si Kryeministër,  bashkë me Qeverinë dhe tani, punojnë për furnizim të pandërprerë të Qytetit të Shkupit me energji termike dhe atë  me çmime që janë të përshtatshme për qytetarët.

“Punojmë që Qyteti i Shkupit të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji termike dhe atë me çmime të përshtatshme për qytetarët. Shteti i subvencionon çmimet e ngrohjes qendrore, për këtë mund të sigurohen të gjithë kur faturat erdhën pa subvencionim të llogaritur nga shteti. Tani ka një problem më të madh sepse çmimi i gazit është 10 herë më i lartë se ai që kishim vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti. Atë që kemi obligim dhe përgjegjësi  e bëjmë çdo ditë”, theksoi Kovaçevski.