Kovaçevski: Është reale të hyjmë në BE në vitin 2030

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Zërin e Amerikës ka theksuar se procesi i skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian pritet të përfundojë për 14 muaj dhe sipas ritmit me të cilin po punohet, është realiste që anëtarësimi në Union të jetë në vitin 2030. Kryeministri theksoi se qasja e Qeverisë për fillimin e negociatave është shumë serioze, struktura e negociatave është krijuar, komuniteti akademik, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit është i përfshirë në negociata. Fakti që Maqedonia e Veriut, e cila kishte status kandidat për 17 vjet, në 5 vitet e fundit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit punuan në harmonizimin e legjislacionit me BE-në është gjithashtu vendimtar.

“Ne për momentin kemi harmonizuar 45 për qind të legjislacionit tonë me atë evropian dhe me fillimin e negociatave shumë seriozisht iu qasëm kësaj teme, tashmë kemi formuar një strukturë negociuese që u zyrtarizua nga ana e Qeverisë. Kemi emëruar një kryenegociator, që është zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane. Kryekëshilltar i ekipit negociator që është ish-kryenegociator dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Kroacisë, që do të thotë se kemi sjellë një përvojë të rëndësishme. 

Në negociata janë përfshirë edhe komuniteti akademik, sektori joqeveritar, komuniteti i biznesit etj.  Besoj se është realiste që procesi i shqyrtimit të përfundojë për 14 muaj dhe pastaj të fillojë procedura për kapitujt dhe deri në vitin 2030, sipas ritmit me të cilin ka filluar puna, besoj se është realiste që Maqedonia e Veriut të bëhu anëtar i BE-së”, thotë në intervistë kryetari i Qeverisë.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut është shteti që integrohet më shpejt në NATO dhe shtoi se në vend do të aktivizohen të gjitha forcat progresive të cilat janë për anëtarësim në BE.

“Ne gjithashtu ishim optimistë gjatë hamonizimit të plotë pas hyrjes në NATO dhe ishim shteti i cili më shpejt e bëri integrimin në strukturat e NATO-s nga të gjithë ata që paraprakisht iu bashkuan NATO-s. Prandaj jam një optimist real se deri në vitin 2030 mund të bëhemi anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe faktin që planifikojmë t’i aktivizojmë të gjitha forcat progresive në shtet të cilat janë për anëtarësim në BE, theksoi Kovaçevski për “Zërin e Amerikës”.