Nga mbledhja e 69-të e Qeverisë: Miratohet pako rekomandimesh dhe detyrimesh për kursimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes; Dita e shtunë (20.08.2022) është ditë jo pune për qytetarët në komunat Tetovë, Mavrovë dhe Radostushë dhe Qendër Zhupë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 69-të, të mbajtur përmes lidhjes me video-konferencë, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin  me rekomandime dhe detyrime për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe termike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës u obligua Ministria e Ekonomisë që në afat prej tre ditësh t’i njoftojë amvisëritë dhe komunitetin e biznesit për rekomandimet e dhëna në këtë Informacion dhe të njëjtat ti publikojë në ueb faqen e tyre. 

Lidhur me këto rekomandime për kursim efikas të energjisë elektrike deri në 15% merret parasysh efekti pozitiv mbi buxhetin e qytetarëve dhe shtetit, gjegjësisht në kohë të rritjes më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, për shkak të mbrojtjes më të madhe të ambientit jetësor, shfrytëzimit racional dhe efikas të rrymës, në mënyrë të detajuar informuan ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV), Vasko Kovaçevski në konferencën për shtyp të transmetuar në këto linqe: 

 
Konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase:  https://youtu.be/yogP0EVBo80
Konferenca për shtyp në gjuhën shqipe:  https://youtu.be/FëbpA8FQ9kQ

I rekomandohet SHPKNJP “Elektrodistribuimi”-Shkup që duke filluar nga shtatori i këtij viti, në bazë mujore deri më 31 mars të vitit 2023 deri te Sekretariati i Përgjithshëm pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzoj raport për konsumin e energjisë elektrike të shprehur në kWh dhe krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar kalendarik. 

Gjithashtu i rekomandohet që Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokal (BNJVL) në afat prej shtatë ditësh t'i informojë komunat dhe qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike të themeluara nga komunat dhe qyteti i Shkupit për rekomandimet miratuara.
  

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për situatën në lidhje me shfaqjen dhe përhapjen e murtajës afrikane të derrat dhe miratoi Vendim  për formimin e Trupit Koordinues për përmirësimin e koordinimit institucional për marrjen e masave për trajtimin e murtajës afrikane te derrat. 

Institucionet kompetente si Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe ministritë e Mbrojtjes, punëve të Brendshme, Financave u obliguan ndërsa Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale iu rekomandua që ti zbatojnë të gjitha masat për ballafaqim me murtajën afrikane tek derrat.

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme miratoi konkluzë që dita e Shtunë (20.08.2022) që të jetë ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komune në Mavrovë - Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe zgjedhjet për Këshillin e Komunës e Tetovës.