Realizohet takimi i parë i Këshillit Drejtues për Sistemin ministor të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës mbi implementimin e Procesit të Riorganizimit

Sot, u realizua takimi i parë i Këshillit Drejtues për Sistemit ministor të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës mbi implementimin e procesit të Riorganizimit, në përputhje me IPA 2017 Projektin ,,Mbështetja e Riorganizimit Shtetëror”.

Takimin e hapi ministri Admirim Aliti, duke theksuar se qëllimi kryesor është që të optimizohet e tërë korniza institucionale, nëpërmjet Riorganizmit të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror.

Procesi i Riorganizmit dhe optimizimit të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror, ka për qëllim që të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin, duke ofruar administratë profesionale me shërbime kualitative.

Me shumë përkushtim, po synojmë në profesionalizimin e administratës, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve, administratë e cila i përmbush velrat dhe standardet evropiane për qeverisje të mirë.

Sipas minsitrit Aliti, me rëndësi është të miratohet Ligji i Ri Sistemor mbi Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore dhe për këtë nevojitet mbështetje nga të gjithë aktorët e përfshirë në procesin politik.

Në këtë takim, u bë prezantimi i punës së suksesshme të deritanishme dhe u përcaktua dinamika e punës për periudhën në vijim, si dhe aktivitetet intenzive, të cilat do të implementohen në këtë aspekt.

U dakorduan që së shpejti të realizohet takimi i rradhës, në të cilin do të miratohen konkluzione mbi rekomandimet dhe hapat e mëtejshëm lidhur me implementimin e pilotimit të riorganizimit të sistemit ministror të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.