Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës po përshpejton tempon e aktiviteteve në pjesën e Reformave të Administratës Publike

,,Procesi i Reformave të Administratës Publike nuk ndalon, në kontinuitet po implementohen masat dhe aktivitetet e parashikuara në katër sferat prioritare të Strategjisë”, theksoi mes tjerash ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, gjatë prezantimit të aktiviteteve në pjesën e Reformave të Administratës Publike.
Sot, u bë prezantimi i Raportit vjetor mbi implementimin e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike 2018 – 2022 nga viti 2021, konstatimet e evaluimit të Strategjisë së RAP-it (2018- 2022)  - Sfidat kyçe dhe rekomandimet, si dhe përshkrimi i procesit dhe dinamika e hartimit të Strategjisë së Re të RAP-it (2023-2030).

,,Duke pasur parasysh se Strategjia e RAP-it (2018 – 2022) është në vitin e fundit të implementimit, MSHIA-ja në periudhën në vijim, përkatësisht deri në fund të këtij viti, planifikon zhvillimin e Strategjisë së Re të RAP-it (2023 -2030), me mbështetjen tani më të siguruar nga SIGMA, me qëllim të vazhdimit të procesit të Reformave të Administratës Publike në shtetin tonë”, theksoi ministri Aliti.

Ministri, potencoi se gjatë dizajnimit të Strategjisë së Re të RAP-it (2023 -2030), duhet të merren parasysh edhe rekomandimet në përputhje me dokumentet ndërkombëtare ku jepet vlerësimi i progresit të shtetit tonë lidhur me Reformat e Administratës Publike, por jepen edhe rekomandimet për sferat në të cilat kërkohen reforma plotësuese.
Sipas ministrit Aliti, me rëndësi të veçantë është edhe përfshirja e të gjithë institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara në këtë proces. Tani më në MSHIA është formuar grup punues lidhur me hartimin e Strategjisë së Re duke përfshirë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të sektorit civil dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare me seli në vendin tonë.

,,Reforma e Administratës Publike, paraqet një prej prioriteteve kyçe në partneritetin e aderimit dhe parakusht kryesor në procesin e integrimit evropian të shtetit tonë.
Modernizimi dhe avancimi i administratës shtetërore dhe publike janë vazhdimisht aktuale dhe vërehen si baza e tërë sektorit sektorit publik prej të cilëve varen proceset dhe zhvillimi i secilës shoqëri demokratike. Me rëndësi të veçantë janë: Raporti i Komisioni Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Raporti i monitorimit të kryer nga SIGMA për RMV-në për vitin 2021, si dhe Konkluzionet e Grupit Special për RAP-in për vitin 2021. Këto janë dokumente që shfaqin pasqyrim real dhe objektiv të progresit të arritur, por edhe të sferave të cilat kërkojnë reforma plotësuese me qëllim që të arrihet harmonizim me standardet e BE-së”, potencoi ministri Aliti, duke theksuar edhe angazhimin e fuqishëm të MSHIA-së dhe të Qeverisë në kontekst të administratës publike moderne dhe efikase, të bazuar në digjitalizim, me të cilin sigurohen shërbime kualitative dhe të shpejta për qytetarët dhe për subjektet afariste.