Kovaçevski: Pas 17 vjet pritje po hapim negociatat me BE-në me gjuhën maqedonase të mbrojtur dhe autentike, identitetin dhe traditën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryetari i  Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, sot në mëngjes në Bruksel patën takim të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen dhe me Kryeministrin e Republikës Çeke, Petër Fiala, si përfaqësues i Presidencës Çeke.

Pas takimit, Kryeministri Kovaçevski bashkë me të pranishmit e tjerë mbajtën  konferencë për shtyp. Në vazhdim përcjellim në mënyrë të plotë deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski:

“Në prag të konferencës ndërqeveritare me të cilën hapim negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, para së gjithash dëshiroj të falënderoj sinqerisht të gjithë miqtë tanë në Bashkimin Evropian, për mbështetjen, përfshirjen dhe përkushtimin e tyre në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Angazhimi i tyre ishte vendimtar,  që ne sot,  këtu në Bruksel, të bëjmë hapin e parë që do të na çojë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Union.

Njëkohësisht, dua të përgëzoj edhe qytetarët e Shqipërisë dhe kolegun tim Edi Rama për fillimin e negociatave dhe për vendin e tyre. Besoj se ky fillim i ri për rajonin do të thotë prosperitet dhe progres. Dhe kur ka përparim në një vend, është nxitje për përparim te fqinjët e tjerë. Ne vazhdojmë edhe më tej me dinamikën e njëjtë të bashkëpunimit rajonal. Në fakt, si më parë, të shkëlqyer dhe të plotë, punojmë me përkushtim në interes të qytetarëve tanë në kuadër të nismave tona autentike dhe proceseve të bashkëpunimit. Në këtë mënyrë, punojmë për veten tonë, por edhe për përshpejtimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian.

Të nderuar qytetarë,

Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh pritje, sot më në fund i fillojmë negociatat. Hapim perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët dhe ngadalë por me siguri bashkëngjitmi drejt familjes së madhe evropiane, që është qëllimi ynë strategjik prioritar dekada më parë.

Propozimin europian që morëm, përmes procesit të gjerë konsultativ, e njohëm si zgjidhja më e mirë e mundshme që nga disa aspekte i respekton dhe i ruan  vijat e kuqe ndërsa njëkohësisht i jep fillimin përfundimtar negociatave. Në të, dhe për ne jashtëzakonisht e rëndësishme, është specifikuar gjuha maqedonase pa asnjë shtesë, sqarime plotësuese, yll.

Me këtë hapen dyert gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, të cilën personalisht e konsideroj si arritjen më të madhe dhe suksesin më të rëndësishëm. Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase jo vetëm që do të mbrohet, por edhe do të përjetojë një promovim të jashtëzakonshëm, me të cilën shumë vende dhe kultura që tradicionalisht nuk kanë kontakt me gjuhën tonë maqedonase do të mund ta njohin atë. Në të njëjtën kohë, identiteti ynë, gjithçka që është autentike për ne dhe për gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditën tonë, do të mbetet pikërisht ajo, autentike  maqedonase edhe në Bashkimin Evropian, dhe kjo gjithashtu do të jetë pasuri më e madhe për Unionin dhe bashkim në diversitetet.

Maqedonia e Veriut në mënyrë natyrore, me vlerë dhe qytetërimi i takon familjes evropiane. Vendi ynë është në Evropë. Ne deri më tani shumë herë kemi dëshmuar se jemi partner i besuar i Bashkimit Evropian dhe për vendet anëtare dhe në këtë mënyrë vazhdojmë të punojmë dhe të funksionojmë në të ardhmen. Prandaj pres të kemi  shembull pozitiv për integrim më të shpejtë të një vendi anëtar në BE, ashtu siç kishim integrimin më të shpejtë të vendit në NATO. Ne jemi të përgatitur për BE!

Sinqerisht jam i lumtur, bashku me qytetarët për pritjen e sotme nga Bashkimi Evropian. Nëse nga mëngjesi njihet dita, atëherë me siguri kjo do të jetë një ditë e shkëlqyeshme, historike, me të cilën do të krenohemi dhe që do të na sigurojë një të ardhme të sigurt dhe evropiane.

Ju falënderoj dhe ju dëshiroj punë të suksesshme”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski.