Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkimin e Finlandës dhe Suedisë në Propozim-ligjet e NATO-s për ratifikimin e Protokolleve të anëtarësimit në NATO, dërguar në procedurë parlamentare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar në procedurë parlamentare Propozim-ligjet e veçanta për ratifikimin e Protokollit të Marrëveshjes Veriatlantike lidhur me anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës, me qëllim të krijimit formal parakushteve ligjore, pas hyrjes në fuqi të Protokolleve, të dyja vendet të mund të aderojnë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe anëtarësimin e tyre në NATO.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i lëshoi në procedurë parlamentare Propozim-ligjet e ndara për ratifikimin e Protokollit në Marrëveshjen e Veriatlantike në lidhje me aderimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës, me qëllim që të krijohen parakushte formale ligjore, pas hyrjes në fuqi të Protokolleve, që të dyja vendet të jenë në gjendje të aderojnë drejt Marrëveshjes Veriatlantike dhe anëtarësimi i tyre në NATO.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë e përkrahën hapur nismën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe që në maj është dhënë pëlqimi për pranimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë për anëtarësim e tyre në Aleancën Veriatlantike.

Protokollet e Marrëveshjes Veriatlantike në lidhje me pranimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës u nënshkruan në Bruksel më 5 korrik 2022 nga përfaqësues të autorizuar të shteteve anëtare të NATO-s.

Republika e Maqedonisë së Veriut i dha mbështetje të plotë politikës së dyerve të hapura të NATO-s, duke mbështetur zgjerimin e mëtejshëm, si dhe anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Aleancën Veriatlantike, duke e vlerësuar atë si një hap dhe kontribut të rëndësishëm në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetin në Evropë, duke pasur parasysh sulmin e pajustifikuar ushtarak ndaj Ukrainës nga Federata Ruse.

Suedia dhe Finlanda kanë zhvilluar një nivel shumë të lartë bashkëpunimi me NATO-n dhe anëtarësimi i tyre do të përforcojë forcën politike të Aleancës, ndërsa me pranimin e tyre Aleanca demonstron unitet.