Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë organizoi dialog me sekretarët shtetëror për përmirësimin e planifikimit dhe koordinimit të politikave

Sekretariati Shtetëror i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me OESD/SIGMA, (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim / Programi për mbështetje për përmirësim në ballafaqimin dhe menaxhmentin), në hotelin “Double Tree Hilton“  në Shkup organizoi dialog me sekretarët shtetëror –“Përmirësimi i planifikimit dhe koordinimit të politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ku morën pjesë sekretarë shtetëror, përfaqësues nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ekspertë nga OESD/SIGMA dhe përfaqësues të delegacionit të BE-së. Për hapjen e këtij dialogu, përveç Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Metodija Dimovski, foli edhe Aleksandru Albu, shef i departamentit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe koordinator i programit SIGMA për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bagrat Tunijan.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dimovski u fokusua në hapat që Sekretariati i Përgjithshëm po i ndërmerr në përputhje me rekomandimet e SIGMA-s në drejtim të përforcimit të efikasitetit të sistemit të vendimmarrjes së Qeverisë dhe mekanizmave për koordinim horizontal dhe monitorim të politikave. “Sekretariati i Përgjithshëm po punon intensivisht për përmirësimin e kornizës ligjore dhe metodologjike, si dhe vendosjen e procedurave për përforcimin e funksioneve të qeverisë qendrore për koordinimin e politikave dhe përmirësimin e efektivitetit të Qeverisë. Roli i sekretarëve shtetërorë në këtë kontekst është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe dialogu i sotëm është hyrje në një diskutim afatgjatë se si të kontribuojmë në zhvillimin e këtij sistemi së bashku”, theksoi Dimovski.

Koordinatori i SIGMA-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bagrat Tunian, para sekretarëve shtetërorë i prezantoi rezultatet e Raportit të Monitorimit të SIGMA-s për vitin 2021 për respektimin e parimeve të administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën "Zhvillimi dhe koordinimi i politikave", duke vënë në dukje se SIGMA mbetet në angazhimet dhe mbështetjen e saj për politikat e qeverisë për reformë në administratën publike në përputhje me parimet e hapësirës administrative evropiane.

Të punësuarit në Sekretariatit e Përgjithshëm të Qeverisë dhe MSHIA-së, në kuadër të këtij dialogu, i njoftuan sekretarët e shtetit për procesin e përgatitjes së Strategjisë së re për Reformën e Administratës Publike 2023-2030. Masat për përmirësimin e cilësisë së vlerësimit të ndikimit të rregullores, si dhe konsultimet me palët e interesuara në procesin e krijimit të politikave dhe përgatitjes së ligjeve, si dhe kuadrin ligjor të vendosur për përgatitjen, zbatimin, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e strategjive sektoriale.