Mbledhja e 58-të e Qeverisë: Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell e përcolli mbështetjen e BE-së për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut; Miratohet Propozim-buxheti shtesë për vitin 2022

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajti mbledhjen e rregullt të 58-të në të cilën krahas Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe anëtarëve të Qeverisë, mori pjesë dhe mbajti fjalim Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian ishte në vizitë njëditore në vendin tonë, në kuadër të së cilës u mbajt takim dhe konferencë për shtyp me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në mbledhje, edhe njëherë u potencua mbështetja dhe angazhimi i Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe u theksua se në këtë periudhë janë momentet kyçe për vendim për përparimin e vendi tonë në aspektin ekonomik, politik dhe social.

Para ministrave u theksua se propozimi evropian për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut përfshin të gjitha qëndrimet dhe vërejtjet maqedonase dhe se bisedimet mund të fillojnë menjëherë pas miratimit të të njëjtit.

Në korniza të mbledhjes së rregullt 58-të, Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin shtesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, më pas do të dërgohet në Kuvend.

Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 paraqet tekst të ri integral në të cilin Qeveria i vendos amendamentet e pranuara dhe ndryshimet e nevojshme dhe plotësimet.

Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, ndryshimet e miratuara që janë në drejtim të rritjes së mjeteve te shfrytëzuesi të caktuar buxhetor, njëkohësisht zvogëlim të mjeteve nga shfrytëzues buxhetor – Ministria e financave-funksione të shtetit.

Njëkohësisht, po kryhet rialokimi i mejteve në korniza të shfrytëzuesve të caktuar buxhetor që nuk kanë efekt shtesë fiskal te vet shfrytëzuesit buxhetor të llogarisë së buxhetit themelor dhe po kryhet rialokimi i mjeteve në korniza të shfrytëzuesve të caktuar buxhetor që nuk kanë efekt shtesë fiskal.

Njëzet e pesë milion denarë shtesë mjete në shëndetësi, mjedis jetësor, infrastrukturë po sigurohen me rebalancim shtesë të Buxhetit për vitin 2022.

Në këtë mbledhje Qeveria ka shqyrtuar Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë për shkak të nevojës së imponuar mbi krizën globale energjetike për krijimin e kushteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe për shkak të harmonizimit të Ligjit për energjetikë me ligjet e reja horizontale, Ligjin për investime strategjike, Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, Ligjin për dokumente elektronike dhe identifikim elektronik si dhe Draft- ligjin për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe Draft- ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.

Propozim- ligji i ri miratohet edhe me qëllim të harmonizimit shtesë të Ligjit për energjikë me rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian, gjegjësisht Direktivën e BE-së 2019/944 për rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe Rregulloren e BE-së 2019/943 për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe ruajtjes së energjisë elektrike si një aktivitet i ri energjetik, Rregulloren 1227/2011 për integritet dhe transparencë të tregjeve të energjisë me shumicë, Rregullorja 347/2013 për infrastrukturën energjetike trans-evropiane, Rregulloren 2015/1222 për vendosjen e rregullave për kapacitetin dhe menaxhimin, si dhe Rekomandimi 2018/01/MC-EnC i Këshillit ministror të komunitetit energjetik për hartimin dhe miratimin e Planit të energjisë dhe klimës.

Me ndryshimet në Ligjin për energjetikë, mes tjerash mundësohet që Qeveria të miratojë Strategjinë e zhvillimit të energjisë në periudhë më të shkurtër se pesë vjet për të parashikuar trendët globale në fushën e energjisë që krijohen nga aspekti i përshpejtimit të teknologjive të reja, ndryshimi i strukturës së kërkesës për energji, dinamika e zhvillimit të tregjeve të energjisë dhe mbi të gjitha me qëllim ndërmarrjen në kohë të masave për mbrojtjen nga ndryshimet klimatike. Ligji i ri krijon bazë ligjore që Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa me mendim paraprak nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të sjell të Dekret për Mbrojtjen e Konsumatorëve të cenueshëm të Energjisë, mbi bazën e të cilit Qeveria do të realizojë çdo vit një Program për Mbrojtjen e Konsumatorëve të cenueshëm të Energjisë për vitin e ardhshëm, i cili përcakton masat për zbatimin e Dekretit.

Përfaqësuesit e Qeverisë në mbledhje e shqyrtuan dhe ia dorëzuan Kuvendit për procedurë të mëtejshme Propozimin për Ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet nga Marrëveshja për huamarrje në vlerë deri në 100 milionë euro për financimin e Projektit për mbështetjen e likuiditetit të SHA EMV - Shkup në kushte të  krizës energjetike, i cili do të kyçet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për Termocentrale për Prodhimin e Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë mbledhje, Qeveria, pasi që e shqyrtoi, e miratoi Informacionin për realizimin e Projektit – Furnizim me ujë të Universitetit Shën Klimenti të Plaoshnik, të përgatitur nga Ministria e Kulturës – Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe u dha pëlqim dhe mendim për për arsyetimin dhe vazhdimin e projektit.

Gjithashtu u detyrua Ministria e Financave të sigurojë mjete në lartësi prej në 50.000.000,00 denarë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe 22.700.000,00 denarë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 për realizimin e Projektit.

Në mbledhjen e rregullt u shqyrtua dhe u miratua teksti i harmonizuar i Marrëveshjes për zbatimin e projektit nga Fondi i Gjelbër Klimatik me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH “Ndërtimi i kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut (në sektorët e shëndetësi, arsim dhe përfshirje sociale)”. Marrëveshja do të nënshkruhet nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështjt ekonomike, koordinim me resorët ekonomike dhe investimet, i cili emërohet përfaqësues për komunikim me Fondin e Gjelbër Klimatik (Focal Point).

Me propozim të zëvendëskryetares së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë,  në mbledhjen Qeverisë, u shqyrtua Informacioni për përmirësimin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria me Kodin për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruara nga ana e Qeverisë.

Ndryshimet në Kodin për sjellje etike të anëtarëve të qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike, janë në pjesën më të madhe rezultat i vëzhgimeve dhe rekomandimeve të GREKO-s dhe i referohen avancimit të përcaktimit të Qeverisë për sjelljen etike të anëtarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve tjerë publik, të cilët janë të obliguar të punojnë në interes të qytetarëve