Bytyqi në tryezë të rrumbullakët me industritë daneze: Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i investitorëve

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, sot ishte pjesë e një tryeze të rrumbullakët me një numër të madh përfaqësuesish të industrive daneze dhe drejtorin e Industrive Daneze, Jens Holst Nielsen.

Qëllimi i organizimit të tryezës së rrumbullakët është prezantimi i përfitimeve dhe klimës së biznesit për investimin në Maqedoninë e Veriut, forcimi i lidhjeve të biznesit mes dy vendeve dhe mundësive për nearshoring për kompanitë daneze. Fokusi ishte tek energjia dhe industria përpunuese.

Zëvendëskryeministri Bytyqi u dërgoi mesazh të pranishmëve se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i investitorëve dhe se mund të llogarisin në një derë të hapur dhe të ndihmojnë në vendimet e tyre për investime në vendin tonë.

Në ditën e dytë të vizitës afariste të zëvendëskryeministrit Bytyqi, ai u takua edhe me Filipe Volot, drejtor i Danske Bank, e cila është banka më e madhe në Danimarkë që operon në vendet nordike dhe më gjerë. U biseduam mundësitë për financimin e projekteve infrastrukturore, energjetike dhe arsimore si dhe shkëmbimin e përvojave për bankim online.