Kovaçevski – Borell: Nevojitet zgjidhje dinjitoze evropiane për kontestin dhe zhbllokimin e negociatave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Dimitar Kovaçevski  gjatë vizitës njëditore në Bruksel u takua me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,Dimitar Kovaçevski  në takim me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të fuqishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri Kovaçevski dhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhosep Borell, theksoi nevojën për të vepruar shpejt dhe për të realizuar interesin strategjik dhe përfitimin e BE-së nga zgjerimi me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si prioritet për sigurinë evropiane.

Në këtë drejtim u shpreh se është koha për të gjetur një zgjidhje dinjitoze evropiane për të zhbllokuar fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës u theksua se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe zbatimit të tyre në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër.