Kryeministri Kovaçevski në takim me presidentin e Bullgarisë Radev: Nëpërmjet dialogut të arrihen zgjidhje që respektojnë vlerat evropiane dhe dinjitetin e të dy popujve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sllavica Grgkovska, zëvendëskryeministre për Politika për Sundim të Mirë, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Goran Milevski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës dhe Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, realizoi takim me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev

Në takim, Kryeministri Kovaçevski i uroi presidentit Radev zgjedhjen  për president të Bulglarisë dhe shfaqi shpresë se me formimin e institucioneve më të larta shtetërore pas zgjedhjeve, si dhe përbërjen e re të Qeverisë në Shkup vijon periudhë e stabilitetit politik në të dyja vendet për arritjen e progresit në marrëdhëniet bilaterale dhe në hapjen e perspektivës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve

Kryeministri Kovaçevski ka shprehur kënaqësi nga rezultatet e mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, me çka të dyja vendet fillojnë një proces të ri të bashkëpunimit me qëllim që të sigurohet intensifikim dhe thellim i marrëdhënieve të mira fqinjësore në shumë sfera.

Do të angazhohemi për dialog, ka thënë Kovaçevski, me respektimin e vlerave evropiane dhe me respektimin e dinjitetit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të Bullgarisë.

Nga rezultatet dhe bashkëpunimi, përgjatë dialogut të sinqertë, pritet të krijohen kushte për transferim në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin Bullgaria dhe përvoja e saj nga anëtarësimi pesëmbëdhjetë vjeçar në BE mund ta marrë rolin e liderit në mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë u theksua se takimet në nivelin e  lartë dhe më të lartë dërgojnë një mesazh të fortë dhe të qartë për opinionin dhe në këtë drejtim kryeministri Kovacevski dhe presidenti Radev u pajtuan se kontributi i tyre në atë drejtim pritet nga të gjitha takimet e ardhshme në nivele më të larta politike.