Jeton Shaqiri

Pozita e punës: 
Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Posta elektronike: 
contact@mon.gov.mk, kabinetmon@mon.gov.mk
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Jeton Shaqiri u lind më 17.03.1987 në Strugë, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm.

Në vitin 2005 regjistrohet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku diplomohet në vitin 2008.

Në vitin 2008 regjistrohet në studimet pasdiplomike në Fakultetin e shkencave ekonomike pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ku në vitin 2010-të, me mbrojtjen e tezës së magjistraturës arrin nivelin shkencor – Magjistër i Shkencave Ekonomike.
Në vitin 2010 regjistrohet në studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, Republika e Shqipërisë pranë Fakultetit Ekonomik dhe më datë 16 shtator 2016 mbron tezën e disertacionit me temë “Mbikëqyrja bankare dhe sfidat e zbatimit të Bazel II dhe Bazel III në Republikën e Maqedonisë”. (Analizë e mbështetur në mësimet e krizës financiare 2008-2009).
Eksperiencën si pedagog në një grup lëndësh të ekonomisë e nis që në moshë shumë të re.

Në periudhën nga 1 shtatori 2008 deri më 12 nëntor 2010, në cilësinë e asistentit të ri, ka qenë bashkëpunëtor në një grup lëndësh nga lëmia e shkencave ekonomike në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Nga data 12 nëntor 2010 deri më 6 dhjetor 2013 ka qenë asistent - bashkëpunëtor në një grup lëndësh nga fusha e shkencave ekonomike në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Nga data 06 dhjetor 2013 deri më 29 nëntor 2016 është punësuar si asistent- doktorant në të njëjtin fakultet.

Deri më 29 nëntor 2016 është mesimdhënës – Docent në një grup lëndësh nga fusha e shkencave ekonomike në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Në periudhën nga shtatori 2009 deri në qershor 2018 është udhëheqës i studimeve universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.

Aftësitë e tij menaxheriale i tregoi në menaxhimin e suksesshëm me Ndërmarrjen publike ndërkomunale “Proakva” – Strugë dhe Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Strugë.

Nga qershori 2018 deri në dhjetor 2019 ka ushtruar funksionin si drejtor i Ndërmarrjes publike ndërkomunale “Proakva” në Strugë, ndërsa nga janari deri në gusht 2020 si drejtor i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës Kanalizime” – Strugë.

Nga 30 gushti 2020 është Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në mandatin e dytë të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Nga 16 janari të vitit 2022 ushtron detyrën Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në periudhën nga viti 2008 deri 2016, ka qenë anëtar i këshillit organizativ të disa takimeve shkencore ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca profesionale.
Ai është autor i disa punimeve shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave.

Flet shqip, maqedonisht dhe anglisht.