Kryeministri Kovaçevski në takim me delegacionin e OSBE-së: Maqedonia e Veriut është e përgatitur që të marrë kryesimin në vitin 2023

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pranoi një delegacion të lartë nga OSBE të udhëhequr nga komisari i lartë për pakicat nacionale në OSBE, Kairat Abdrahmanov, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin Klemens Koja.

Në takim, Komisari i Lartë i dërgoi urime të përzemërta Kryeministrit Kovaçevski me rastin e marrjes së detyrës si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehu shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm dhe të frytshëm.

Gjatë bisedës u vërtetua  përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe përkushtimin për vazhdimin e procesit të reformave, sundimin e ligjit, përmirësimin e kapaciteteve të gjyqësorit, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe barazinë gjinore.

Me këtë rast, Kryeministri Kovaçevski i ka dërguar urime të përzemërta Komisarit të Lartë për emërimin e tij në këtë pozitë të rëndësishme në OSBE dhe i ka uruar mirëseardhje. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë komisarët e mëparshëm të lartë për pakicat nacionale, të cilët kanë ofruar mbështetje të konsiderueshme për institucionet maqedonase në 28 vitet e fundit.

Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare Kairat Abdrahmanov theksoi se OSBE-ja ka një partneritet të shkëlqyer me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tre dekadave të fundit dhe nënvizoi se ky është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Ai veçoi suksesin e madh dhe shpirtin miqësor me të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut zgjidh mosmarrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe shprehu shpresën se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komisioneri i lartë Abdrahmanov theksoi në takim se strategjia "Një shoqëri për të gjithë" dhe dialogu ndërkulturor për të cilin kujdeset  Republika e Maqedonisë së Veriut është një model gjithëpërfshirës i suksesshëm dhe se përpjekjet për promovimin e sundimit e së drejtës dhe ligjit për avancimin e gjuhës janë një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të vlerave evropiane.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski shprehu besimin e tij se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të presidencës së OSBE-së do të vazhdojë të kujdesët vlerat e një shoqërie të drejtë multietnike me mundësi të barabarta për të gjithë në përputhje me strategjinë "Një Shoqëri".

  “Viti 2023 do të jetë shumë i rëndësishëm si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për OSBE-në dhe shpresoj që gjatë presidencës sonë me OSBE-në, të cilën do ta marrim vitin e ardhshëm, do të kemi bashkëpunim të plotë dhe do t'i përkushtohemi zgjidhjes së çështjeve të rëndësishme,” nënvizoi Kryeministri.