21 Dhjetori ditë jo pune, Dita e arsimit në gjuhën turke

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumton se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 21/98 и 18/07), 21 Dhjetori i vitit 2021 (e martë), Dita e arsimit në gjuhën turke, është ditë jo pune për qytetarët e përkatësisë së komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të përkatësisë së komunitetit turk ua uron Ditën e arsimit në gjuhën turke.