Zaev:Vendi është drejtuar drejt një të ardhme evropiane, qëllimi strategjik është fillimi i negociatave me BE-në- në atë drejtim vazhdojnë bisedimet me Gashin nga Alternativa

Në vazhdim e përcjellim deklaratën e plotë të Kryeministrit Zoran Zaev, pas takimit të sotëm me kryetarin e partisë politike Alternativa dhe deputet Afrim Gashi:

“Së pari jemi mirënjohës që partia politike Alternativa, kryetari Afrim Gashi dhe sekretari i partisë Bekim Sali u pajtuan që të vijnë në një takim të tillë për të diskutuar për bashkëpunim të mundshëm në një qeveri të ardhshme në të cilën partnerët ekzistues të koalicionit i ftojmë  që t’i bashkëngjiten qeverisë.

Mesazhi i parë që dërguam sot është se Republika e Maqedonisë së Veriut përballet me një moment shumë të rëndësishëm, e ky është pritja në dhjetor, në fakt premtimi i kahershëm i BE-së, që është miratimi i kornizës negociuese të Këshillit për  çështje të përgjithshme dhe caktimi i konferencës së parë ndërqeveritare, gjegjësisht të marrim datën e shumëpritur për negociata.

Kjo është diçka që duhet të jetë përgjegjësi e të gjithëve në vend pasi që nuk do të donim që si Republikë e Maqedonisë së Veriut të lëmë  justifikim para BE-së se qeveria është e paqëndrueshme, nuk dihet se çfarë është shumica parlamentare në kushtet kur sillen vendime të  mëdha.

Njëkohësisht, biseduam për çështje shumë të rëndësishme për të cilat duhet të kthehemi prapa në partitë tona, përmes organeve të partive edhe në LSDM dhe Alternativë, dhe për Zotin edhe në partnerët e Qeverisë aktuale, të diskutohet për çështje të rëndësishme të caktuara.

Temat që sot janë të hapura janë në radhë të parë programore, sepse janë të rëndësishme aspirata të caktuara programore të Alternativës, të cilat kanë kujdes të barabartë  për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Kam kënaqësinë që një bashkëpunim i mundshëm në të ardhmen do të përkufizohet pikërisht mbi parimet programore që kanë të bëjnë në radhë të parë me qytetarët. Bëhet fjalë për çështje të përmbaruesve, për rajonet e pazhvilluara, bëhet fjalë për  aspektet sociale të kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe kam kënaqësinë që bëhet fjalë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Të gjitha këto çështje duhet t’i rishikojmë, t’i ripërcaktojmë në pjesën e programit të Qeverisë dhe normalisht të inkorporohen në programin e Qeverisë.

Pjesa e dytë për të cilën diskutuam është rishikimi ambicioz i Alternativës pasi që është paralajmëruar, siç do të thotë edhe Gashi, se tek ata ka një ndarje logjike nëse janë për hyrje në Qeveri apo jo. Është logjike edhe për mua, sepse vetëm një javë më parë ata ishin në ofensivë apo të përcaktuar për të rrëzuar këtë Qeveri, por padyshim përgjegjësia para shtetit i korrigjon të jenë të hapura debatet në organet e Alternativës për përfshirje apo mbijetesë të tyre në të ardhmen si opozitë.

Nga ky aspekt, LSDM-ja dhe të gjithë partnerët tanë të tjerë do të duhet t'i rishikojmë ato aspekte të rëndësishme që diskutuam sot. Për detajet e aspekteve, nëse negociatat vazhdojnë, do të ndajmë gjithçka me publikun. Por, prej tyre pritet që jo vetëm LSDM-ja të bëjë lëshime por të bëjë të gjithë partnerët dhe nuk e kam fjalën vetëm BDI-në, po dhe BDI-në, por edhe të gjithë partnerët e tjerë. Vendimi në fund mund të jetë që të hyjnë, mund që të mos hyjë, kjo më është komunikuar sot, për këtë shkak është e logjikshme që ata të diskutojnë me partnerët aktualë, gjegjësisht  Zijadin Sela (AA) dhe Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE), por vendimet sillen si në LSDM ashtu edhe në Alternativa dhe në partitë e tjera të organeve të partive.

Jemi të përgatitur t'i adresojmë të gjitha këto çështje dhe sigurisht do të presim nga partnerët tanë që t'i adresojnë të gjitha këto çështje. E kam fjalën për përcaktimet programore-politike dhe përcaktimet e kuadrove në pjesën e ndarjes së përgjegjësisë në një Qeveri ndoshta të re së bashku me Alternativën. Por ka ende procese përpara nesh për të cilat duhet të diskutojmë.

U hapën disa çështje që mbeten për në fundjavë, në fillim të javës që vjen të mendojmë edhe ne, të mendojmë edhe ata të Alternativës. Do të kemi diskutime te ne në LSDM, por do të bisedoj edhe me partnerët për të gjitha këto qëndrime të Alternativës, të gjitha janë me qëllim përfundimtar që ta pasqyrojmë ftesën tonë.

Synimi ynë përfundimtar është që Alternativa të jetë pjesë përbërëse e Qeverisë, në radhë të parë sepse mendojmë se duhet ta ruajmë dhe ta rrisim shumicën parlamentare. Objektivi para nesh janë zgjedhjet e rregullta, jo zgjedhje të parakohshme.

Unë besoj se Alternativa dhe LSDM dhe partitë tjera mund të shkojnë në zgjedhje dhe askush nuk mund të thotë se kush do t'i fitojë ato zgjedhje, por definitivisht për qytetarët, për ekonominë është e ndershme të lihen 2.5 vite periudhë të hapu për të bërë diçka që do të sjellë ekskluzivisht interes për të gjithë qytetarët.

Bisedimet vazhdojnë javën e ardhshme, në bisedimet siç do të vendosim nëse shkojmë më tej apo nëse bisedimet do të përfundojnë, do të informojmë.

“Jam i bindur se më në fund borxhi i BE-së ndaj të gjithë popullit tonë në Maqedoninë e Veriut do të shpërblehet, pasi që është obligim i BE-së, sepse është politikë e BE-së dhe sigurisht synim strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.