Për shtatë qytetarë të Afganistanit është siguruar qëndrim i përhershëm në Portugali, në vend aktualisht janë duke qëndruar 400 afganë

Shtatë shtetas afganë, katër të rritur dhe tre fëmijë, sot në mëngjes u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Stambollit për në Portugali si destinacion të përhershëm.

Bëhet fjalë për punonjës të organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilëve në të kaluarën vendi ynë u ka siguruar strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar popullatën pro-demokratike në Afganistan, e cila është nën kërcënimin e qeverisë së re talebane në vend.

Maqedonia e Veriut aktualisht po ofron strehim për 400 shtetas afganë.

Ata marrin tërë mbështetjen e nevojshme këtu derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet e qëndrimit mbulohen nga organizatat ndërkombëtare.