Zaev: Realizohet investimi më i madh në historinë e ekonomisë maqedonase- 69 turbina të erës me vlerë prej 500 milion euro të WPD-së gjermane

Kompania gjermane WPD,  do të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milion euro. Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën për shtyp në prani të ambasadores së Gjermanisë, Anke Holshtajn, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të kompanisë, theksoi se ky nuk është investimi më i madh gjerman në vend por ky është investimi më i madh i drejtpërdrejt grinflid në ekonominë e vendit, që nga pavarësia deri më sot.

“Këto janë përfitimet nga Ligji për investime strategjike. Investitorët e mëdhenj i njohën mundësit ekonomike, sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe sjellin vendime të guximshme për investim në Maqedoninë e Veriut. Do të ndërtohen turbina të erës me emrin “Virovi” i cili do të jetë kapaciteti më i madh i burimeve të ripërtërishme të energjisë në Maqedoninë e Veriut. Për krahasim bëhet fjalë për kapacitet të cilin e posedojnë dy blloqe në kapacitet e instaluara nga REK “Manastir” në vitet më të mira.  Në zonë në drejtim nga Kumanova drejt Kriva Pallankës do të vendosën 69 turbina të reja të erës që është katër herë më shumë nga 16 e deri më tanishmet që i shohin në kufirin e Greqisë, dhe më e rëndësishmja turbinat e erës të cilat do të krijojnë mbi 400 megavat rrymë nga era në vend.  Në skenarin e gjelbër, teknologjitë me rritjen më të shpejtë janë elektranat fotovoltaike dhe të erës dhe strategjia jonë parashikon rreth 1.500 megavat  elektrana fotovoltaike dhe rreth 700 megavat elekentra të erës. Nuk ka dyshim, investimi më i madh në historinë e investimeve në vend është dëshmi se skenari i gjelbër është i mundur. Ky projekt është më shumë se gjysma e 700 megavatëve të parashikuara në strategjinë tonë dhe së bashkë atë tani më të ndërtuar  në Bogdanci dhe me autorizimet e lëshuara deri më tani nga Qeveria, numri tejkalon 600 megavat, që është 85 përqind e parashikuar në Strategji , tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se parku i erës "Virovi" nuk do të përdorë asnjë tarifë preferenciale nga shteti. Kjo nënkupton furnizimin me energji elektrike të 290,000 amvisërive dhe investimi do të bëhet në disa faza.

 Andreas Bjron Sholet, përfaqësues i autorizuar i WPD Europe, theksoi se konfirmimi i statusit të investimit strategjik nga ana Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të parkut të erës "Virovi" e cila do të ketë më shumë se 400 megaëat kapacitet të instaluar, dhe investimi pritet të kalojë gjysmë miliardë euro.

"Vendosëm të investojmë për shkak të mbështetjes së Qeverisë dhe sinergjisë së përbashkët të qëllimeve të WPD dhe strategjisë së Maqedonisë së  Veriut për tranzicionin e energjisë. Përmes punës,së suksesshme afariste  parku i erës “Virovi” do të kontribuojë në buxhetet nacionale dhe lokale  me anë të dhënies së tokës dhe taksave, ndërsa sistemi i 69 të turbinave të erës do të shfrytëzohej do të shfrytëzoj punonjës lokal të aftë për menaxhim teknik dhe operativ dhe gjatë fazës së projektit, vazhdimisht do të angazhohen furnizues të jashtëm lokal në sektor të ndryshe. Gjatë fazës ndërtimore do të investojmë në përmisimin e infrastrukturës përfshirë edhe kapacitete për transmetim të energjisë dhe rrugëve, mundësimi i qasjes nga fusha më të largëta dhe rregullimi i tyre në zhvillimin bujqësorë,” tha Sholet.

 Ambasadorja Holstein theksoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë së  Veriut  dhe Gjermanisë po rritet me këtë projekt që do të mbështesë tranzicionin energjetik të vendit dhe do të sigurojë energji të qasshme dhe të pastër.

“Qeveria po shkon në drejtim të mirë : po tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta të cilat krijojnë kapacitete prodhuese për energji të ripërtërishme dhe me dhënien e mbështetjes të prodhuesit shtetëror EMV-së për investime më të gjelbra. Qasja duale lejojnë tranzicion të gjelbër të sektorit energjetik me të dhënat të cilat janë të pranueshme për konsumatorët e vendit.

Investimet si ky i WPD-së, në mënyrë të konsiderueshme e rrisin  pjesëmarrjen e burimeve të ripërtërishme në energjetik, përmisiojn konkurencën e furnizuesit publik EMV në rajon dhe ulin ndotjen që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe gjithë të tjerët,” tha Holshtajn

Kompania WPD punon në 28 vende të botës me mbi 5000 megavat të instaluar në burime të ripërtërishme të energjisë.